int(1) Nesër caktohet data për zbatimin e marrëveshjes për polisat e sigurimit - Telegrafi - Telegrafi Nesër caktohet data për zbatimin e marrëveshjes për polisat e sigurimit - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Nesër caktohet data për zbatimin e marrëveshjes për polisat e sigurimit

Nesër caktohet data për zbatimin e marrëveshjes për polisat e sigurimit

Delegacioni teknik për çështjen e sigurimeve kufitare i Kosovës, pret që në takimin e nesërm (5 gushtit) me palën serbe të arrihet marrëveshja për polisat e sigurimit mes dy vendeve.

Sipas përfaqësuesve të delegacionit të Kosovës, pala serbe duhet të jetë më konstruktive dhe se nuk ka arsye për mos zbatimin e kësaj marrëveshje.
Rrahim Pacolli, kryesues i delegacionit të Kosovës për çështjen e sigurimeve kufitare, për lajmi.net është shprehur optimist se në takimin e së mërkurës do të caktohet një datë për fillimin e zbatimit të kësaj marrëveshje.

“Jam optimist që kësaj radhe do të caktohet një ditë që me filluar impelmetimi i kësaj marrëveshje dhe pala serbe do ta respektojë, sepse nuk kanë ndonjë arsyeje për mos me respektuar”, ka thënë Pacolli.


Kosova dhe Serbia, me 23 qershor të këtij viti, kishin arritur marrëveshje për lëvizje të lirë të qytetarëve mes dy vendeve, por që nuk ishte respektuar nga ana e Serbisë.

Për mos respektim të kësaj marrëveshje, Pacolli ka thënë Bashkimi Europian duhet të marr masa ndëshkuese ndaj Serbisë. Ai madje ka thënë se nga mos respektimi i kësaj marrëveshje më së shumti kanë pësuar vet qytetarët e Serbisë.

Delegacioni teknik për çështjen e sigurimeve kufitare i Kosovës, do të udhëtojë sot për në Bruksel, ndërkaq nesër do të zhvillohet takimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori