LAJMI I FUNDIT:

Nesër aplikohet për kodin telefonik të Kosovës (Video)

Nesër aplikohet për kodin telefonik të Kosovës (Video)

Nesër bëhet aplikimi për kodin telefonik të Kosovës. Këtë e kanë konfirmuar për Tribuna Channel Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë dhe Ministria për Dialog e Kosovës.

Drejtori për media në Ministrinë e Jashtme të Austrisë, Peter Guschelbauer thotë se ishte e paraparë që Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit t’i dërgohet letra për aplikim më 15 nëntor 2015.

“Ne do të kërkojmë ndarjen e një prej dy kodeve të pa alokuara +383 apo +384, për përdorim nga autoritetet e Kosovës. Afati fillestar për të dërguar këtë letër ishte planifikuar të bëhej më 15 nëntor 2015. Për shkak të vonesave në krijimin e kompanisë së telekomit, data e re në të cilën kemi ndërmend ta dërgojmë letrën tashmë është vendosur si 1 janari 2016”, ka thënë Guschelbauer.


Ndërsa shefja e zyrës për Media nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, Sanja Achary, tha se në momentin që do të ndahet një kod për Kosovën, do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të saj.

Aplikimin e ka konfirmuar edhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Pasi të ndodh ky proces, do të vazhdojnë zbatimet teknike të kalimit të tri kodeve që aktualisht përdoren në Kosovë +377, +389 dhe +381, në një kod unik.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori