LAJMI I FUNDIT:

“Nëse, Zoti na ruajt,…”: Zelensky ngre alarmin për rrezikun që mund të sjellë një sulm ndaj termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia

“Nëse, Zoti na ruajt,…”: Zelensky ngre alarmin për rrezikun që mund të sjellë një sulm ndaj termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia

Askush në botë nuk mund të ndihet i sigurt kur një shtet terrorist – Rusia – qëllon në termocentralin bërthamor të Zaporizhia.

Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Unë fola sot me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. E informova për situatën në fushën e betejës, për kërcënimin që Rusia krijoi duke goditur termocentralin bërthamor të Zaporizhias. Nuk ka një komb të tillë në botë që mund të ndjehet i sigurt kur një shtet terrorist qëllon në një central bërthamor”. tha Zelensky.


Andaj ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të japë një përgjigje parimore ndaj sulmeve ruse në termocentralin bërthamor Zaporizhia.

Cili është rreziku i një aksidenti bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës?
Lexo po ashtu Cili është rreziku i një aksidenti bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës?

“Nëse, Zoti na ruajt, nëse ndodh diçka e pariparueshme, askush nuk do ta ndalojë erën që do të përhapë ndotjen radioaktive. Prandaj, një përgjigje parimore e bashkësisë ndërkombëtare ndaj këtyre sulmeve ruse ndaj centralit të Zaporizhia – më i madhi në Evropë – është i nevojshëm tani”, ka shtuar Zelensky.

Ndryshe, gjatë orëve të fundit është raportuar për një sulm të ri në centralin bërthamor të Zaporizhzhia, pasi paralajmërimet nga zyrtarët janë rritur gjithnjë e më shumë, sidomos këtë javë.

Dhe kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha në fillim të kësaj jave se situata ishte “jashtë kontrollit” dhe ishte bërë “jashtëzakonisht serioze” dhe “e rrezikshme”, përcjell Telegrafi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë

"Mos u shqetësoni shumë për Putinin, se do të përfundoni si Evropa", Trump u drejtohet amerikanëve

Botë
Edhe pse Trump pretendon se Zelensky nuk e falënderoi

Edhe pse Trump pretendon se Zelensky nuk e falënderoi "mjaftueshëm" SHBA-në, faktet flasin ndryshe

Evropa
Ngrirja e fondeve të USAID, Reuters me një shkrim për ndikimin në Kosovë

Ngrirja e fondeve të USAID, Reuters me një shkrim për ndikimin në Kosovë

Botë
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Kalo në kategori