LAJMI I FUNDIT:

“Nëse votoni jo, nuk do të llogaritet”, thotë një qytetar që refuzoi ‘referendumin’ rus në Kherson

“Nëse votoni jo, nuk do të llogaritet”, thotë një qytetar që refuzoi ‘referendumin’ rus në Kherson

Një banor i Khersonit, qyteti më i madh në Ukrainën jugore aktualisht nën pushtimin ushtarak rus, ka folur për referendumet e paligjshme të organizuara nga Rusia.

Ai thotë se nuk dëshiron të bashkohet me Rusinë, por është i vetëdijshëm për pasojat e votimit jo.

Kur u pyet nëse do të mundohej të votonte, ai tha për BBC se “Në asnjë mënyrë. Edhe nëse votoni kundër, nuk luan ndonjë rol – rezultatet tashmë janë të ditura”.


Dita e parë e "referendumit" në rajonin e Donetskut: Qytetarët po refuzojnë të votojnë, goditje e madhe për Putinin
Lexo po ashtu Dita e parë e "referendumit" në rajonin e Donetskut: Qytetarët po refuzojnë të votojnë, goditje e madhe për Putinin

Ai thotë se nuk i dëshiron të zbardhë të dhënat – pasi ata mund t’i përdorin ato për qëllime të tjera, siç është “mobilizimi i pjesshëm i popullsisë vendase”.

“Unë mendoj, por nga rrethi im do të jetë rreth 3 për qind që do të mbështesin Rusinë”, shtoi ai.

Ai vazhdoi duke thënë se “Njerëzit kanë qëndruar këtu për më shumë se gjysmë viti tashmë në okupimin rus dhe tani ne po kërkojmë dëshpërimisht një rrugëdalje”.

Ndryshe, në rajonin e Donetskut, pjesëmarrja të premten ishte 23.6 për qind. Më shumë se 20.5 për qind e votuesve me të drejtë vote në rajonin e Zaporizhzhia dhe 15 për qind në rajonin Kherson hodhën votat e tyre të premten, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar zyrtarë të zgjedhjeve lokale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Raketa e Putinit godet hotelin ukrainas që strehon britanikë dhe amerikanë – pak orë pasi Trump pezulloi ndarjen e inteligjencës me Kievin

Raketa e Putinit godet hotelin ukrainas që strehon britanikë dhe amerikanë – pak orë pasi Trump pezulloi ndarjen e inteligjencës me Kievin

Kalo në kategori