LAJMI I FUNDIT:

Nëse sot dështon mocioni, ja kur mund të ketë sërish

Nëse sot dështon mocioni, ja kur mund të ketë sërish

Një mocion mosbesimi për Qeverinë Mustafa pritet të votohet në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Mocioni me 42 nënshkrime i inicuar nga Nisma për Kosovën ishte dërguar në Kryesinë e Kuvendit gjatë javës së shkuar.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditës, jo me vonë se pesë (5) ditë dhe jo më herët se dy (2) ditë nga dita e parashtrimit të tij, njofton Klan Kosova.


Nëse mocioni i mosbesimit merr 61 vota dhe votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje.

Por çka nëse ky mocion mosbesimi nuk votohet, dhe inicuesit e këtij mocioni duan ta sjellin një të tillë sërish?

Atëherë nëse mocioni i mosbesimit dështon, një mocion tjetër i mosbesimit mund të parashtrohet vetëm pas nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite është mocioni i mosbesimit pritet të nisë në orën 10:00.