“Nëse nuk ndryshohet metodologjia, asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të anëtarësohet në BE para 2030”

Përderisa nuk ndryshohet metodologjia dhe tempoja e atij procesi, asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të inkuadrohet në Union para vitit 2030, sipas studimit më të ri të Iniciativës evropiane për stabilitet (ESI).
Dokumenti e citon deklaratën e vitit 2010 të ish ministrit gjerman për Punë të Jashtme Joshka Fisher. Në pyetjen se ç’farë “forme” do të ndërmarrë BE-ja në dy dekadat e fundit, ai u përgjigj se “kjo e përjashton mundësinë e zgjerimit në cilin do vend ballkanik deri në vitin 2030”, duke pohuar: “Evropa është në gjendje të sëmundjes së thellë…pozitat kombëtare në mbarë BE-në janë thjeshtë shumë të ndryshme”.
Si përfundim, gjendja e tanishme tregon se “Fisher ka pasur top të kristaltë”.
Sipas autorit të analizës, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rrezik ta përsërisin fatin e Turqisë – “Asnjëherë të mos inkuadrohen në Union”.
Në atë kontekst, vërehet se kanë kaluar më shumë se gjashtë vjet prejse vendi i fundit që u bë anëtare e BE-së është Kroacia.
Sa i përket vendeve tjera të Ballkanit, potencohet se Maqedonia e Veriut ka aplikuar për anëtarësim në vitin 2004, është bërë kandidate një vit më vonë, por që ende nuk i ka “hapur” negociatat me Brukselin…Mali i Zi negocion për inkuadrim gati tetë vjet, që tashmë e tejkaloi Kroacinë.
Njëjtë në “statistikën depresive” citohet edhe për Serbinë – e cila filloi me negociata para gjashtë viteve dhe në ndërkohë ka mbyllur vetëm dy kapituj, ndërsa Shqipëria përpiqet më shumë se një dekadë ta marrë “dritën e gjelbërt” për hapje të negociatave, ndërsa Bosnja nuk ka arritur përparim nga viti 2016, kur e dorëzoi kandidimin e saj.
Përfundimisht, shënohet se Kosova nuk ka mundur të aplikojë për anëtarësim sepse nuk e pranojnë të gjitha anëtaret e BE-së.
Si përfundim, përveç nëse diçka nuk ndryshohet në praktikat e përhershme dhe qasjen e Brukselit, secili që dëshiron t’i zbatojë reformat e domosdoshme për të marrë “biletë” për në BE, do ta humb motivimin për ta bërë atë, ose “të ndjehet si eksperiment”.
Mes ndryshimeve për të cilat përpiqet ESI, ndërsa të cilat kryesisht janë përpunimi i planeve për reforma në zgjerimin e Francës, citohet se zgjerimi duhet të bëhet ” proces dyfazësh”, që do të thotë se qëllimi përfundimtar i negociatave mbetet “anëtarësim me të drejtë të potë” dhe “qëllim kalimtar” t’u ofrohet vendeve kandidate mundësi për përfshirje në tregun e përbashkët, të nënshtruar në disa kushte, në mënyrë të njëjtë sikur në rastin e Finlandës, e cila u bë pjesë e tregut të vetëm në vitin 1994, ndërsa vitin e ardhshëm anëtare me të drejtë të plotë në BE.
Rekomandimi i dytë është “hapni dhe mbyllni të gjithë kapitujt”. Më tutje, ajo e citon nevojën e “qeverisjes të së drejtës me të vërtetë të bëhet temë qendrore”.
Më saktë e thënë “respektimi i regullave të qeverisjes të së drejtës duhet të jetë parakusht për inkuadrim drejt tregut të vetëm dhe për anëtarësim me të drejtë të plotë, që nënkupton kontroll shumë më të ashpër prej deri tani”.
Për ilustrim, propozohet ” nëse ndonjë vend seriozisht i shkel të drejtat bazë të njeriut ose e minon pavarësinë e gjyqësisë, ajo duhet të ngrihet nga procesi i inkuadrimit, duke e përfshirë edhe mbajtjen e fondeve parainkuadruese” – në atë rast, procesi i inkuadrimit do të fillojë sërish, nëse vlerësojnë shumica e vendeve-anëtare të BE-së se janë zbatuar reformat.
Autorët e analizës i parashtrojnë pyetjet e ardhshme për politikanët e BE-së – nëse inkuadrimi i anëtareve të reja do ta bëjë Unionin më të fuqishëm: nëse vazhdimi është i mirë për anëtarët rrjedhës; nëse zgjerimi i Ballkanit Perëndimor sjell rreziqe – ajo është, nëse anëtaret e reja do të “sjellin” probleme të reja, do ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes, do ta rrezikojnë konsensusin “e brishtë” të BE-së për standardet bazë të qeverisjes të së drejtës; përfundimisht – parashtrohet pyetja – a do të rrëshqasë Ballkani Perëndimor në jostabilitet përderisa nuk pranohet në Union, në të cilin do të thuhet: përderisa mospranimi i vendos këto vende në krizë të sigurisë, ata nuk janë të gatshëm të bëhen anëtare – anëtarësimi në BE është shumë i rëndë që të jetë rrjet i sigurt për shtetet jostabile./AIM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës