LAJMI I FUNDIT:

Nëse ndonjëherë do ta lërë profesionin e mjekut Anthony Fauci – ai do të ketë pension vjetor prej 350 mijë dollarësh

Nëse ndonjëherë do ta lërë profesionin e mjekut Anthony Fauci – ai do të ketë pension vjetor prej 350 mijë dollarësh

Nëse Anthony Fauci ndonjëherë vendos ta lërë pozitën e këshilltarit kryesor mjekësor të Shtëpisë së Bardhë, do të largohet me një “parashutë të artë” me vlerë deri në 350 mijë dollarë në vit – paketa më e madhe federale e pensionimit, sipas një raporti nga Forbes.

Shuma mahnitëse thuhet se nuk përfshin rritjen vjetore të kostos së jetesës gjatë pensionimit dhe përfitimet e mjekut amerikan.

Fauci, i cili mbushi 81 vjeç në prag të Krishtlindjeve, ka punuar për qeverinë amerikane gjatë 55 vjetëve të fundit dhe është paguar 434,312 dollarë në vitin 2020, duke e bërë atë punonjësin federal më të kompensuar, raporton nypost.


Sipas federalpay.org, kjo shumë përfaqësonte një rritje prej 4 për qind në pagën e Faucit prej 417,608 dollarësh gjatë vitit 2019, transmeton Telegrafi.

Fauci, i cili ka drejtuar Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive që nga viti 1984, pësoi rritje të vazhdueshme të pagës – “rregullim i përhershëm i pagave” – e cila u miratua gjatë administratës së ish-presidentit amerikan, George W. Bush.

Theksojmë se kjo bëri që paga t’i rritet prej 200 mijë dollarësh, sa e kishte në vitin 2004, në 335 mijë dollarë në vitin 2007, një rritje prej 68 për qind.

Paga e Fauci për vitin 2021 ende nuk është publikuar ndërsa revista amerikane, Forbes tha se kishte ngritur një padi bazuar në “Aktin e Lirisë së Informacionit” për informacionin e pagave.

Ndryshe, Fauci pohoi më 19 dhjetor se nuk e ka në plan të tërhiqet së shpejti dhe se do të vazhdojë të punojë së paku deri sa të përfundojë pandemia me coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori