LAJMI I FUNDIT:

Nëntë orë rrugë për t’i blerë gazetat

Nëntë orë rrugë për t’i blerë gazetat

Një plak nga Australia, i cili kishte dalë nga shtëpia e tij për të blerë gazetat, por që kishte gabuar një kthesë me veturën e tij, ka vozitur hiç më pak se 600 kilometra në drejtim të gabuar.

Eric Stewart u ka thënë gazetarëve se aventura e tij ishte nisur në Yass, ndërsa kishte përfunduar në Geelong. “Nuk e dija se ku isha duke shkuar, mirëpo e kam ditur se me pak fat do ta gjëja sërish bashkëshorten time”, ka thënë 81-vjeçari Eric.

Stewart, ka qenë mysafir te miqtë e tij në Yass, dhe kishte dalë për t’i blerë gazetat para mëngjesit, mirëpo e kishte gabuar rrugën.

Nëntë orë më vonë, ai kishte kuptuar se ka humbur dhe pasi e kishte parë një partull të policisë e kishte lutur atë t’i tregonte se cilës rrugë mund të kthehej në shtëpinë e mikut të tij.


Policia kishte kontaktuar bashkëshorten e tij, dhe Stewart është kthyer 600 kilomtra prapa në Yass. /Telegrafi/