LAJMI I FUNDIT:

“Nënë sapo e qëllove”: Momenti kur mbikëqyrësja e të liruarit me kusht, qëllon për vdekje klientin në prezencë të djalit të saj (Video)

“Nënë sapo e qëllove”: Momenti kur mbikëqyrësja e të liruarit me kusht, qëllon për vdekje klientin në prezencë të djalit të saj (Video)

Me kërkesë të gjykatës në Oklahoma është publikuar videoja ku shihet agjentja e mbikëqyrjes së të liruarve me kusht, duke qëlluar për vdekje klientin e saj me revole.

Chasity Dawn Carey, 42-vjeçe, u shpall e pafajshme për vdekjen e 38-vjeçarit Brandon James Williams, i cili ishte i dyshuar për vjedhje, transmeton Telegrafi.

Gjatë dëshmisë së saj emocionuese, Casey ka deklaruar se kishte qëlluar Williams në vetëmbrojtje, pasi ajo dhe biri i saj 19-vjeç, Justin Henderson, u munduan ta prangosin.


Ajo pranoi në gjykatë se ishte frikësuar që Williams do ta qëlloj Hendersonin, dhe se ai ishte munduar t’ia merr revolen para se të tentonte të kërcente nga dritarja e katit të tretë.

“Isha e frikësuar. Nuk jam mësuar të jem e dhunshme në situata të tilla”, ka deklaruar ajo në gjykatë.

Carey e kishte rrahur me revole Williams, i cili më pas tentoi të kërcej nga dritarja, por ajo e qëlloi me revole në shpinë. Ai ishte shpallur i vdekur në vendin ku është kryer vrasja.

Pamjet e momentit rrëqethës janë filmuar me kamerë GoPro, që e ishte instaluar brenda dhomës djali i Carey disa momente para se të futej brenda Williams.

Pasi e qëlloi me revole pas shpinës, ajo pa u menduar dy herë i telefonoi policisë të cilët i njoftoi se kishte qëlluar një burrë në katin e tretë.

Williams ishte arrestuar në korrik të vitit të kaluar për vjedhje të shkallës së dytë, dhe posedim të lëndëve narkotike (marihuanë).

Në korrik ishte liruar nga burgu, kurse Carey e kishte nën mbikëqyrje pasi ishte liruar me kusht. Por pasi që shpesh zhdukej pa gjurmë ajo e kishte paralajmëruar se do ta rikthej në burg.

Kështu aranzhuan takimin brenda zyrës së saj, duke menduar se do ta arrestoj dhe t’ia dorëzoj policisë, por jo gjithçka shkoi sipas planit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa
Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Bosnja
Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Evropa
Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Evropa
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kalo në kategori