LAJMI I FUNDIT:

Nënat dhe gratë ruse porosi Putinit: Mos i dërgoni djemtë dhe burrat tanë në luftë

Nënat dhe gratë ruse porosi Putinit: Mos i dërgoni djemtë dhe burrat tanë në luftë

Një grup i grave dhe nënave të ushtarëve rusë, i kanë bërë thirrje presidentit Vladimir Putin që të ndalojë dërgimin e burrave dhe djemve të tyre “në thertore”, duke i detyruar ata të bashkohen në luftë pa trajnime apo furnizime të duhura. Videoja u publikua në kanalin e pavarur rus Telegram SOTA.

Gratë në video thonë se më të dashurit e tyre “u detyruan t’i bashkohen grupeve të sulmit” në fillim të marsit, pavarësisht se kishin marrë vetëm katër ditë trajnim që nga momenti i mobilizimit. Dy gra mbajnë së bashku një tabelë në rusisht, shkruan CNN.

“Të mobilizuarit (burrat) tanë dërgohen si qengja në thertore për të sulmuar zonat e fortifikuara – pesë nga pesë, kundër 100 armiqve të armatosur deri në dhëmbë. Ata janë gati t’i shërbejnë atdheut, por sipas specializimit për të cilin janë përgatitur. Ju lutemi, tërhiqni djemtë tanë nga linja e frontit dhe t’u jepni gjuajtësve artileri dhe municion”, thotë një nga gratë.


‘Kulmi i betejës’ për Bahmutin, snajperistët ukrainas organizuan një pritë për pjesëtarët e Wagnerit rus – publikohen pamjet
Lexo po ashtu ‘Kulmi i betejës’ për Bahmutin, snajperistët ukrainas organizuan një pritë për pjesëtarët e Wagnerit rus – publikohen pamjet

CNN nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur pretendimet e bëra nga grupi i grave në video. Dërgimi i qindra mijëra qytetarëve nga Rusia për të luftuar në fushëbetejë në Ukrainë, ka ngjallur mosmarrëveshje dhe protesta dhe ka bërë që shumë rusë, veçanërisht të rinjtë, të largohen nga vendi.

“Ne u larguam nga Rusia sepse duam të jetojmë. Kemi frikë se mund të na dërgojnë në Ukrainë”, i tha CNN-it një burrë, i cili kërkoi anonimitetin për të mbrojtur të dashurit që kanë mbetur në Rusi.

Familjet e rekrutëve rusë kanë kritikuar mobilizimin, duke thënë se është rrënuar nga probleme të tilla si mungesa e udhëheqjes nga oficerët e rangut të mesëm, trajnimi joekzistent, problemet e disiplinës, si dhe vështirësitë logjistike si uniformat e pamjaftueshme, ushqimi i dobët dhe mungesa me furnizime mjekësore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Kalo në kategori