Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, sot ka takuar dy politikanët serbë që kandiduan për zgjedhjet e 6 tetorit në koalicionin “Sloboda”.
Nenad Rashiq dhe Sllobodan Petroviq ishin nikoqirët e një takimi me zyrtarin amerikan në Graçanicë.
Rashiq ka treguar se me Palmer kanë biseduar për zhgënjimet në zgjedhjet në mes komunitetit serb dhe për pajtueshmërinë e mundshme që do të sillte dialogu mes shqiptarëve dhe serbëve.
“Ne kemi potencuar rrethanat që kemi pasë në zgjedhjet e fundit dhe prej elementëve të marra në terren kemi potencuar që kushtet e fushatës s’kanë qenë demokratike te ne”.
“Po ashtu kemi biseduar për të ardhmen dhe planet institucionale për politikën në shoqërinë kosovare”, ka thënë Rashiq për Klan Kosova.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Rashiqin dhe Petroviqin, por jo edhe me Listën Serbe.
Dhe për këtë Rashiq tha se janë të gatshëm të marrin përgjegjësitë politike në interes të Kosovës dhe serbëve që jetojnë këtu.
Ai gjithashtu shtoi se me Palmer kanë diskutuar edhe për bisedimet me Kurtin dhe mundësinë për pjesëmarrje në qeverinë e re.
Rashiq ka thënë se pjesëmarrja e serbëve në dialogun me Serbinë është e domosdoshme, sidomos nëse dëshirohet arritja e një pajtueshmërie mes dy popujve fqinj.
“Serbët autoktonë të Kosovës duhet të jenë pjesë e dialogut që ai dialog të na sjellë pajtim mes dy popujve. Është relevante që serbët e Kosovës mos të jenë vetëm akterë, por edhe propozues të temave sa i përket përmirësimit të gjendjes së shoqërisë kosovare. Do të jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë që na takon”.
“Në këtë formë kemi dashur që ta përkrahim idenë e Kurtit për inicimin e dialogut. Por populli duhet të jetë ai që mund të krijojë bazën për pajtim”, tha Rashiq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës