LAJMI I FUNDIT:

Nëna shpenzoi 32.000 dollarë për ditëlindjen e gjashtë të “princeshës”

Nëna shpenzoi 32.000 dollarë për ditëlindjen e gjashtë të “princeshës”

Derisa vajzat tjera gëzohen me një tortë dhe ndonjë numër cirku, prindërit e Gracies shpenzuan 32.000 dollarë për ditëlindjen e saj të gjashtë. Nicole (45 vjeçare) dëshiroi ta organizonte një festë të paharruar për “princeshën e saj të vogël”.

Festa është shfaqur edhe në programin televiziv TLC të “Festave të jashtëzakonshme për fëmijë”. Nicole shpenzoi 3000 dollarë vetëm për ftesat dhe 2100 dollarë për tortën prej nëntë kateve. Porositi 42 buqeta lulesh të freskëta dhe karrocën e Të Përhiturës. Ajo angazhoi edhe aktorë të cilët i dhanë jetë atmosferës mesjetare për princeshën e vogël, shkruan “Daily Mail”.

“Ende është në moshën ku beson në përralla dhe ia kam realizuar një të tillë”, tha nëna, derisa vëllai i saj më i vjetër Parker nuk ishte shumë i emocionuar. Atë e paguan 100 dollarë për t’ua dërguar ftesat të gjithë mysafirëve.

“Mendoj se e ka tepruar”, tha ai. Babai Jason, i cili në festë ishte veshur si mbret tha se kjo nuk ka qenë një festë normale. Megjithatë, e tërë kjo nuk mjaftoi për Gracien të cilës nuk i pëlqeu festa pasi zogu në tortë nuk kishte ngjyrë të kaltër por të kuqe. ‘Ajo është perfeksioniste”, u arsyetua e ëma. /Telegrafi/


Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori