LAJMI I FUNDIT:

Nëna e gjashtë fëmijëve në finale të Miss Bikini

Nëna e gjashtë fëmijëve në finale të Miss Bikini

Carole Anne Edgerton është fatlume e madhe dhe me siguri një nënë shembull për gratë tjera të cilat pas lindjes luftojnë me kilogramët e tepërt.

Anglezja vitale ka lindur gjashtë fëmijë dhe çdo herë pas lindjes ka dalë nga spitali me pantallonat e madhësisë 36. Carol Anne nuk ka kurrfarë problemi me linjën e trupit dhe nuk i duhet shumë punë për të mbajtur formën.

“Nuk stërvitem edhe aq shumë, ndërsa mesatarisht ha katër herë në ditë. Ndoshta thjeshtë kam shumë fat me formën e mirë”, thotë Carol. 33 vjeçarja nuk ka çfarë të fshehë, kështu që është gati kurdoherë të pozojë me bikini pasi ka aplikuar edhe në garën e Miss Bikini (me kostume banje).


“Një ish fituese e garës së bukurisë më ka parë në një takim në pishinë dhe nuk mundte ta besonte se unë i kam lindur gjashtë fëmijë. Këtë e dëgjoj shpesh nga njerëzit”, thotë ‘mami’ e bukur.

Përndryshe nëna e turpshme ka mbërritur deri në finale dhe ende nuk po mundet ta besojë.

“Unë jam e turpshme dhe nuk më pëlqen të fotografohem. Nuk e di si kam arritur deri këtu. Në gjashtë javët e fundit nuk kam besuar se do ta fitojë garën, ndërsa tash kur mbërrita në finale, dëshiroj të fitoj”, thotë ajo. /Telegrafi/