LAJMI I FUNDIT:

Nëna dyshohet se mbyti foshnjën e porsalindur

Nëna dyshohet se mbyti foshnjën e porsalindur

Një grua nga Gjilani dyshohet se e ka mbytur foshnjën e saj të porsalindur, të gjinisë mashkull.

“Me 27.10.2017 është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, pasi që e njëjta dyshohet se me datën e cekur në shtëpinë e saj ka lindur foshnjën e gjinisë mashkull dhe pas lindjes, dyshohet se të njëjtin e ka futur në një qese dhe për pasojë foshnja ka mbetur pa shenja jete”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas policisë, e dyshuara është arrestuar pasi që kishte kërkuar ndihmë mjekësore.


“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa e dyshuara është në tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/