Për herë të parë në Xhaminë e Madhe të Kölnit, DITIB do të dëgjohet sot (14.10.) thirrja e parë e ezanit në orën 13:24, kjo pas një marrëveshjeje me bashkinë e qytetit.
Shumë myslimanë e shohin si një plotësim të integrimit në Gjermani, shumë gjermanë thonë, se nëse lejohet këmbana e kishës, ka vend edhe për thirrjen e ezanit, por jo pak vetë janë kritikë. Sipas kritikëve kjo do të thotë të tregosh më shumë tolerancë se sa duhet. Sipas një sondazhi të gazetës “Bonner Generalanezeiger” rreth 76% e të anketuarve e refuzojnë thirrjen e muezinit dhe nuk e shohin si të barabartë me jehonën e këmbanës së kishës.
Marrëveshja e xhamisë së Kölnit DITIB me bashkinë e qytetit është një projekt model ka kufizime të forta. Kështu thirrja e ezanit nuk duhet të jetë më e lartë se 60 decibel tek banorët. Sipas “Kölner Stadt Anzeiger”, thirrja dëgjohet vetëm 100 metra më larg se xhamia.
Thirrja e ezanit nuk do të buçasë nga minaretë, por nga megafonë të vendosur në oborr. Duhet kujtuar, se nuk është thirrja e parë e ezanit në Gjermani. Në Dyren psh ajo ka 30 vjet që dëgjohet dhe nuk shkakton tani më shumë se një ngritje supesh sipas “Deutschland funk”.
Abdurrahman Atasoy, zëvendëspresideni i Shoqatës së Përgjithshme DITIB është shprehur se “ky është një hap i rëndësishëm në perceptimin e komunitetit besimtar mysliman si pjesë të shoqërisë.” Mbështetje për thirrjen e ezanit vjen nga kisha katolike. Kreu i dioqezës së Kölnit, Robert Kleine tha për agjencinë katolike të lajmeve, kna, se e drejta bazë e ushtrimit të lirisë së fesë vlen edhe për komunitetet myslimane në formën e thirrjes së muezinit. “Këtu bëhet fjalë për një të drejtë kushtetuese, që nuk duhet të relativizohet me referimin tek intoleranca fetare apo instrumentalizimin politik të fesë në pjesë të tjera të botës.”
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ambasadori libanez zbulon se a kishte rëndë dakord lideri i Hezbollahut për një armëpushim pak para se të vritej
Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit ndihmojnë Bosnjën pas përmbytjeve vdekjeprurëse
Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?
Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?
Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim "të menjëhershëm" në Liban
Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit