Legjislatura e vitit 2020 do të mbahet mend si më e dobëta për numrin e ligjeve të miratuara dhe për faktin se janë ndërruar dy qeveri, si dhe ka vepruar në rrethana të jashtëzakonshme, shkak situata pandemike e shkaktuar nga COVID-19.
Kështu kanë vlerësuar në një prononcim për Telegrafin monitoruesit e Kuvendit të Kosovës, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Albert Krasniqi nga Demokraci plus (D+).
Eugen Cakolli vlerësoi se kjo legjislaturë është më e dobëta që e ka pasur ndonjëherë Republika e Kosovës.
“Kjo është një prej legjislaturave më të dobëta që kemi pasur ndonjëherë, si nga aspekti i përmbushjes së agjendës legjislative ashtu dhe nga aspekti i ekzekutivit dhe përfaqësimit të qytetarëve. Kjo legjislaturë do të mbahet mend për faktin se janë ndërruar dy qeveri brenda një viti”, ka thënë ai.

Sa i përket përmbushjes së agjendës legjislative, Cakolli tha se Kuvendi i Kosovës ka miratuar vetëm 1/10 e agjendës legjislative të përpiluar nga qeveria por edhe të punës së komisioneve.
“Konkretisht, Kuvendi ka miratuar gjithsej 17 ligje, të cilat pjesa dërrmuese janë ligje që prekin sektorin e financave apo Marrëveshje Ndërkombëtare të cilat kanë të bëjnë me marrjen e mjeteve të caktuara qoftë nga akterët e jashtëm apo në forma të tjera. Kuvendi ka miratuar projektin për buxhetin për shtyrje të linjave buxhetore, marrëveshje të tjera financiare ku nuk kemi ndonjë projektligj tjetër që rregullon aspekte më të përgjithshme apo specifike të jetës së qytetarëve”, ka thënë ai.
Cakolli po ashtu u shpreh se në Kuvend ka pasur dhe përplasje verbale dhe fizike mes deputetëve të LDK-së dhe LVV-së.
“Ajo çka kemi parë ka qenë Kuvendi i përplasjeve politike, veçanërisht të LDK-së dhe LVV-së, për shkak të situatës së krijuar të rrëzimit të Albin Kurtit. Kanë degraduar në raporte të cilat i kanë pasur, dhe kanë shkuar deri në përplasje verbale dhe fizike në mes të deputetëve”, tha Cakolli.
Ai po ashtu shpreson që legjislatura e re do të jetë me produktive si dhe deputetët të fillojnë të kenë interes parësor qytetarët dhe jo kalkulimet e tyre politike.
“Pra është mirë që po e përmbyllim një vit të tillë me shpresën që legjislativa e re kurdo që do të krijohet do të jetë dukshëm më produktive dhe deputetët të fillojnë të kenë interes parësor qytetarët dhe interesat e tyre dhe jo kalkulimet e tyre politike”, ka thënë Cakolli.
Edhe Albert Krasniqi nga D+, vlerësoi se Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2020 ka vepruar në rrethana të jashtëzakonshme.
Siç tha ai, në fillim të vitit kishte vonesa në zgjedhjen e qeverisë Kurti, pastaj u përball me pandeminë dhe mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë gjë që ndikojë në reduktimin e aktiviteteve mbikëqyrëse dhe ligjbërëse, dhe në fund publikimi i njoftimit nga Gjykata Kushtetuese.
“Përveç këtyre, edhe gjatë kohës së Qeverisë Hoti, mazhoranca në Kuvend nuk ishte stabile dhe nuk kishte aftësinë për të miratuar ligjet të cilat buronin direkt nga programi i qeverisë”, tha ai.

Krasniqi tha se Kuvendi u dëmtua edhe për nga kualiteti i përfaqësimit të deputetëve.
“Zgjedhja e dy qeverive brenda një viti, bëri që disa prej deputetëve të cilët ishin në mesin e më të votuarve të kalonin në ekzekutiv dhe të zëvendësohen nga deputetë më pak të votuar. Polarizimi që i ndodhi skenës politike pas mocionit ndaj qeverisë Kurti, kontestimi i legjitimitetit të qeverisë Hoti nga një pjesë e opozitës, mos bashkëpunimi ndërmjet partive opozitare, si dhe mospajtimet brenda koalicionit qeverisës, kanë bërë që të degradohet debati në Kuvend, të dëmtohet funksionaliteti dhe të minohet besimi i publikut në këtë institucion”, vlerësoi ai.
E sa i përket përmbushjes së agjendës legjislative, Krasniqi theksoi se ky vit ishte më i dobëti i Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se gjatë vitit 2020 janë miratuar vetëm 17 ligje, prej të cilave 12 janë ratifikim i marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat kalojnë vetëm përmes një leximi.
“Nëse e krahasojmë numrin e ligjeve të miratuara brenda një viti, që nga viti 2008 e deri më tani, shohim që viti 2020 është viti më i dobët i Kuvendit sa i përket miratimit të ligjeve. Madje edhe gjatë viteve kur ka pasur zgjedhje, janë miratuar më shumë ligje se sa tani. Përveç kësaj, ndonëse ka qenë legjislaturë e re dhe gjithçka ka nisur nga zero, duke mos trashëguar pika të rendit të ditës nga vitit paraprak, në fund i janë grumbulluar 56 pika të cilat është dashur të shqyrtohen në seanca të kaluara. Akoma kanë mbetur pika të cilat nuk janë miratuar nga seancat e mbajtura në muajin gusht. Këto të dhëna flasin edhe për defekte në organizim të punëve të Kuvendit, për mungesë të përkushtimit të deputetëve për të përmbushur detyrimet e tyre, dhe paaftësi të mazhorancës për të shtyrë përpara programin e saj në Kuvend”, tha ndër të tjera Krasniqi nga D+.
Ndryshe sipas statistikave të KDI-së, thuhet se Kuvendi miratoi vetëm 17 projektligje nga 48 sa ishin në procedurë për shqyrtim, ndërsa deputetët parashtruan 187 pyetje parlamentare për ekzekutivin dhe inicuan 13 interpelanca.
Sipas publikimit të KDI-së, po ashtu thuhet se Kuvendi zhvilloi 14 debate parlamentare dhe miratoi gjashtë rezoluta, ndërsa Komisionet parlamentare kanë mbajtur 319 takime, 43 prej tyre ishin takime të komisioneve hetimore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Popovski: Maqedonia duhet të heshtë dhe të jetë e kujdesshme në pozicionimin e saj në arenën ndërkombëtare

Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj, të dyshuarit nën kërcënimin e armës vjedhin një mijë euro – rasti po hetohet

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës