“Kur kujtoj fundvitin e 90’ës dhe e krahasoj me sot, është e pabesueshme sa shumë kanë ndryshuar gjërat”, kështu rrëfehet për Telegrafin, arsimtari, Ragip Ramadani, i cili aktualisht punon në shkollën “Abaz Ajeti”, në Gjilan.
Ai thekson se mbi 35 vite punon në arsim dhe se procesi mësimor sot ka një ndryshim të theksuar kahasuar me vitet e 90’ta.
Ramadani shton se në atë kohë, pavarësisht sfidave dhe pasigurisë, sipas tij, mësimdhënia ishte një akt i guximshëm.
“Atëherë, mësimdhënia ishte një akt i guximshëm, një mision që ia kishim vendosur vetes, pavarësisht rreziqeve dhe sakrificave”, tha Ramadani, duke theksuar se çdo ditë rruga për në shkollë ishte një sfidë në vete.
“Çdo ditë, nxënësit dhe mësuesit përballeshin me sfida të panumërta. Çdo ditë, për ne, rruga për në shkollë ishte një sfidë në vete, e mbushur me frikë dhe pasiguri”, ka theksuar ai.
Në atë kohë, Ramadani thotë se nuk kishin libra dhe fletore të mjaftueshme, por sipas tij, kishin një vullnet të hekurt për mësim.
“Nuk kishim libra dhe fletore të mjaftueshme, por ishte një vullnet i hekurt dhe një dëshirë e madhe nga nxënësit për mësim dhe nga ne për mësimdhënie. Megjithatë, ne ishim të përkushtuar për të mbajtur gjallë frymën e dijes”, shtoi Ramadani.
Ndërsa sot, në një epokë të mbushur me teknologji moderne, pajisje të avancuara dhe materiale të bollshme mësimore, Ramadani thotë se ndjen një krenari për arritjet e procesit edukativo-arsimor.
“Sot, kur shoh kushtet moderne të shkollave, pajisjet e teknologjisë dhe materialet e bollshme mësimore, ndjej një krenari të thellë për arrijet e procesit edukativo-arsimor përgjatë këtyre viteve, por edhe një përgjegjësi për t’ua transmetuar nxënësve të sotëm vlerën e vërtetë të arsimit”, ka thënë ai.
Sipas tij, nxënësit duhet ta kuptojnë se shkolla nuk është thjesht një vend për të marrë nota, por një objekt kur formohen mendjet dhe karakteret që do të ndërtojnë të ardhmen e vendit.
“Nxënësit duhet të kuptojnë së shkolla nuk është thjeshtë një vend për të marrë nota, por një objekt ku formohen mendjet dhe karakteret që do të ndërtojnë të ardhmen e vendit”, tha ai duke theksuar se sot ka një përparim në të gjitha aspektit sa i përket arsimit në Kosovë.
“Por, me këtë përparim vjen edhe një përgjegjësi, që të mos harrojmë se sa shumë është sakrifikuar për këto kushte dhe t’u mësojmë të rinjve që arsimit është një privilegj që duhet vlerësuar dhe respektuar”, përfundoi Ramadani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjilani, komuna e parë që realizon projektin e Handikos – shërbime të reja për fëmijët me vështirësi zhvillimore

Kryetari Hyseni pret ambasadoren e Kanadasë – diskutojnë për projektet dhe sfidat e Komunës së Gjilanit

UKZ në Gjilan njofton se vazhdohet afati për regjistrimin e semestrit veror për vitin akademik 2024/2025

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker