Në Universitetin e Tetovës prezantohet Qendra për Trajnimin e Pilotëve (Foto)

Në Universitetin e Tetovës (UT), Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë para studentëve dhe stafit akademik bëri prezantimin e Qendrës për Trajnimin e Pilotëve, njofton Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, prorektori për arsim në UT, Reshat Qahili, tha: “Institucionet tona, në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim që e kemi nënshkruar kohë më parë, intensivisht bashkëpunojmë edhe në projekte të tjera si, këmbimin e përvojave, diturive, trajnimin e kuadrove të specializuara nga ana e Universitetit të Tetovës, organizimin e seminareve, simpoziumeve dhe konferencave, shfrytëzimin e ndërsjellë të kapaciteteve kadrovike, profesionale dhe hapësinore, realizimin e projekteve me karakter hulumtues nga fusha e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilat janë me interes jo vetëm për institucionet respektive, por edhe për mbarë popullatën e Republikës së Maqedonisë dhe më gjerë. Prezantimi i sotëm, besojë do të zgjojë interesin e të rinjve për t’ju përkushtuar profesionit të pilotimit, si një nga profesionet më të kërkuara në shekullin 21, shekullin e investimeve kolosale në industrinë e aviacionit dhe teknologjinë informatike”.
Zëvendësministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Bekim Maksuti theksoi se: “Kjo qendër, siç e dini tashmë, për të pestin vit me radhë, prodhon dhe nxjerr pilotë për nevojat e institucioneve të shtetit dhe sidomos për Armatën e Republikës së Maqedonisë. Në ndërkohë vijon konkursi për aplikimin për pranim të kandidatëve për pilotë. Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë në vazhdimësi merr përgjegjësinë që me vëmendje dhe kujdes të bëj përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë, të cilët në të ardhmen do t’i zhvillojë si pilotë, e para së gjithash, si njerëz të ndershëm, andaj jemi këtu për t’i prezantuar këto mundësi që në të ardhmen edhe ndonjëri nga studentët e universitetit tuaj të jenë të gatshëm për të gjitha sfidat të cilat në vete i bart thirrja pilot”.
Po ashtu, në këtë prezantim u tha se nga fillimi me punë i Qendrës për Trajnimin e Pilotëve deri më tani trajnimin e kanë përfunduar gjashtë pilotë, ndërsa trembëdhjetë të tjerë, gjegjësisht nëntëmbëdhjetë pilotë gjenden në procesin e trajnimit. Në këtë projekt, në përputhje me marrëveshjen me Qendrës për Trajnimin e Pilotëve dhe Ministrisë së Mbrojtjes, në një periudhë kohore prej tetë vitesh duhet të trajnohen gjithsejtë 52 pilotë. Për trajnimin e pilotëve kjo qendër disponon 5 avionë të llojit Zlin24L dhe katër helikopterë të llojit Bel-206B3, kurse përveç trajnimit të pilotëve të rinj në kuadër të kësaj qendre funksionojnë edhe dy simulatorë për fluturim me helikopterët Mi017/8MT dhe Mi-24. Pas përfundimit të trajnimit pilotët punësohen në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës