LAJMI I FUNDIT:

Në Turqi gjendet breshka me dy koka

Në Turqi gjendet breshka me dy koka

Vizitorët e një parku natyror në Turqi kanë rastin të shohin një kafshë vërtetë të pazakontë – një breshkë me dy koka.

Binjakët siamez që jetojnë në një zhguall thjeshtë tërheqin vëmendjen e vizitorëve në rezervatin natyror në provincën Izmir të Turqisë.

Breshka dykrerëshe është vetëm një muajsh, ndërsa është gjetur në oborrin e një shtëpie në provincën lindore të Manisas dhe menjëherë është dërguar në rezervat.

Sipas njoftimeve të agjencisë turke të lajmeve Anatolia, ky lloj breshkash mund të jetojë deri në 75 vjet. /Telegrafi/