Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri, Albin Kurti, ka mbajtur mbledhje me kryetarët dhe sekretarët e qendrave të kësaj partie në Kosovë e mërgatë.
Në këtë takim, LVV-ja bëri të ditur se është diskutuar situata politike e çështjet organizative të kësaj partie.
Sipas LVV-së, gjatë qeverisjes së tyre që në mars bëhen dy vjet, “s’ka korrupsion, ka investime, reforma në sistemin institucional e përfaqësim dinjitoz si asnjëherë më parë në politikën e jashtme”.
“Në qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjithashtu është duke u punuar edhe në themelimin dhe konsolidimin e nënkomiteteve profesionale, në të cilat përfshihen profesionistë të fushave të ndryshme, që kontribojnë në skanimin, analizën, trajtimin dhe adresimin konkret të çështjeve që ndërlidhen me sektorët e veçantë e specifik në komunat përkatëse. Nënkomitetet profesionale në qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të janë shtyllë e rëndësishme e strukturimit të mëtejmë organizativ e politi”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Njoftimi i plotë:
“Sot është mbajtur mbledhje me kryetarët/et dhe sekretarët/et e qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë dhe Mërgatë. Nën prezencën e kryetarit të Lëvizjes njëherazi Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sekretarit organizativ të LV-së, Alim Rama, koordinatorit të qendrave, Valon Hoti, si dhe drejtueses së komiteteve profesionale në LV, Dejona Mihali, është diskutuar situata politike e posaqërisht çështjet organizative që ndërlidhen me punën e strukturave organizative në qendra.
Tek situata politike, Kryeministri Kurti foli rreth aktualitetit politik në vendin tonë, por dhe për punët e shumta që janë kryer përgjatë vitit që sapo lamë pas dhe që do të vazhdojnë në vijim. Në mars të këtij viti bëhen 2 vite të qeverisjes së mirë me Republikën, pa korrupsion, me investime në rritjen e mirëqenies qytetare, me reformat rrënjësore në të gjithë sistemin institucional të Republikës tonë, e me përfaqësim dinjitoz si asnjëherë më parë në politikën e jashtme.
Çështjet organizative kanë marrë theks të veçantë trajtimi përgjatë kësaj mbledhje, ku ndarazi janë diskutuar kalendari vjetor i aktiviteteve në qendra, themelimi i nënkomiteteve profesionale në qendra dhe ndërlidhja e tyre me komitetet qëndrore.
Për vitin 2023, sikurse për vitet paraprake, drejtuesit e qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë bërë planifikimin e kalendarit vjetor të aktiviteteve, që përfshijnë datat e shënuara në komunat e tyre, e poashtu edhe aktivitetin opozitar e bashkëpunimin e ngushtë me komunitetin ku ata jetojnë e veprojnë në kuptimin e adresimit e trajtimit të çështjeve që janë preokupim në përditshmërinë e tyre.
Në qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjithashtu është duke u punuar edhe në themelimin dhe konsolidimin e nënkomiteteve profesionale, në të cilat përfshihen profesionistë të fushave të ndryshme, që kontribojnë në skanimin, analizën, trajtimin dhe adresimin konkret të çështjeve që ndërlidhen me sektorët e veçantë e specifik në komunat përkatëse. Nënkomitetet profesionale në qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të janë shtyllë e rëndësishme e strukturimit të mëtejmë organizativ e politik.
Mbledhjet e karakterit organizativ sikurse kjo e sotmja, do të janë më të shpeshta edhe në qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Strukturat e reja të konsoliduara nga procesi i fundit zgjedhor do të rrisin dinamikën e angazhimit pranë komunitetit ku jetojmë e angazhohemi”, thuhet në njoftimin e LVV-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri