LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup diskutohet për sigurinë e kalimtarëve në komunikacion

Në Shkup diskutohet për sigurinë e kalimtarëve në komunikacion

Këshilli republikan për siguri të komunikacionit rrugor (KRSKRR) organizon sot një tryezë të rumbullakët, ku do të diskutohet për sigurinë në komunikacion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tema kryesore do të jetë ”Kalimtarët dhe siguria e tyre në komunikacion”. Aktiviteti fillon në ora 10.

Në këtë tryezë do të diskutojnë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të vendit, ndërkaq pjesëmarrjës dhe folës do të jetë edhe zv. ministri i punëve të brendshme, Oliver Andonovski./Telegrafi/