Pasta e dhëmbëve nuk është vetëm mjet për higjienën e gavrës së gojës. Me përbërjen e saj që ka, është e dobishme edhe për tharje të puçrrave, lisë së ujit, mund të ndërpresë edhe rrjedhjen e gjakut pas situatave të pakëndshme të depilimit, zbardh, shndrit, freskon, largon njollat, ripërtërin dhe mbron smaltin.
Por, pasta bën çudira për shumë gjëra dhe jo vetëm për dhëmbë, transmeton Telegrafi.
Puçrrat – Për t’i tharë puçrrat qitni mbi to pastë dhëmbësh. Në fillim mund të ndieni djegie të lehtë, mirëpo shpejt do të qetësohet. Lëreni të ndikojë një orë dhe pastaj me ujë të vakët me kujdes hiqeni pastën. Fytyrën thajeni plotësisht, pastaj qitni krem hidratues. Veprimin nganjëherë duhet përsëritur disa herë në mënyrë që puçrrat të thahen, mirëpo nuk do të duhej ta provonit nëse keni lëkurë të ndjeshme.
Lia e ujit – Pasta e dhëmbëve mund të shpejtojë procesin e tharjes së lies. Qitni pastë dhe lëreni të ndikojë sa më gjatë.
Thonjtë – Pasta e dhëmbëve do t’i forcojë thonjtë ndjeshëm. Pastën qiteni në thonj, pastaj fërkojini me lëvizje të buta. Thonjtë bëni masazh dhjetë minuta, pastaj pastën lajeni me ujë të vakët. Këtë veprim nuk do të duhej ta provonit nëse keni ndërgishte (vallum unguis). Prisni që ndërgishtet të dregëzohen, dhe vetën atëherë i kuroni thonjtë me pastë.
Prerjet – Nëse gjatë depilimit jeni prerë me zhilet, rrjedhjen e gjakut do ta ndërprisni me pastë dhëmbësh. Pastën qiteni në prerje, dhe pastaj ftoheni vendin e prerë, mbylleni plagën dhe pengoni rrjedhjen e mëtejshme.
Irritime të lëkurës – Irritimet e pickimit të insekteve, herpesi, kallot e lëkurës janë më të shpeshtat dhe më të dhimbshmet dhe kruhen. Vendosni pak pastë për dhëmbë në vendin e pickimit të insekteve, ajo do të eliminojë të kruarën dhe të reduktojë ënjtjen. Pasta than herpesin dhe kallot, çka mundëson shërim të shpejtë. Në këtë rast më së miri është që pastën ta përdorni gjatë natës.
Lehtësoni djegiet – Për djegiet më të vogla të cilat nuk përfshijnë plagë të hapura, pasta për dhëmbë mund të ofrojë lehtësim afatshkurtër. Ajo krijon ndjenjën e ftohjes së djegies. Aplikojeni butë, menjëherë pasi që të digjeni. Pasta do ta reduktojë ndjenjën e zjarrmisë dhe parandalojë hapjen e plagës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës