Ne po ecnim drejt atë ditë
Shkoi edhe një 10 shkurt, dhe askush nuk gjendet prapa grilave për vrasjen e dy demonstruesve paqësorë, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, si dhe plagosjen e 80 të tjerëve. Atë ditë në organizim të Lëvizjes VETËVENDOSJE! më shumë se tridhjetëmijë qytetarë nga e gjithë Kosova, kishin ardhur në Prishtinë për të demonstruar kundër propozimit të Martti Ahtisaarit, i cili paraqiste bazën për pavarësinë e kushtëzuar dhe për sovranitet të cunguar. Sot vendi ynë është pikërisht ashtu – pa sovranitet dhe me shumë kufizime. Pra, negociatat e atëhershme me Serbinë dhe pranimi i paketës famëkeqe të Ahtisaarit nga ana e politikanëve të shitur, kanë bërë që edhe sot po e pengojnë ecjen tonë drejt lirisë së plotë. Po atë ditë protestohej edhe kundër grupit të atëhershëm negociator të Kosovës, të cilët pa e pyetur popullin shkonin në Vjenë dhe bënin pazare me vendin tonë.
Edhe pse demonstrata ishte e qetë si gjithnjë nga ana e demonstruesve, kështu nuk ishte edhe nga ana e atyre që ishin aty kinse për ta mbajtur nën kontroll “rendin dhe qetësinë publike”, duke vendos kordone të shumta policore. Tashmë dihet fare mirë se dhunë më 10 shkurt 2007 nuk ushtruan demonstruesit paqësorë e të paarmatosur, por pjesëtarët e policisë së UNMIK-ut, dhe konkretisht njësiti i policisë rumune, të cilët ishin të armatosur deri në dhëmbë, ndërsa me duar thatë ishin demonstruesit, me përjashtim të atyre që mbanim parulla të ndryshme.
Demonstruesit e 10 shkurtit shfrytëzuan të drejtën e tyre elementare për të manifestuar vullnetin e tyre politik paqësorë nëpërmjet demonstratave në rrugë. Ajo ditë ishte shumë e orkestruar, dhe përgatitjet për vrasje ishin bërë më herët me plane konkrete nga ana e pushtetit antipopullor vendës dhe atij ndërkombëtarë. Para katër vjetësh në sheshin “Nëna Tereze” ranë dëshmorët e lirisë e të së drejtës për vetëvendosje, Arben Xheladini e Mon Balaj. Mijëra qytetarë atëbotë demonstruan kundër Pakos së Ahtisaarit dhe kundër negocimit të vullnetit dhe lirisë së popullit.
Demonstruesit e shumtë që ishin atë ditë, po demonstronin për vetëvendosje. Por, policia rumune e UNMIK-ut ishte aty për të qëlluar me plumba mbi demonstruesit e qetë dhe paqësorë, duke treguar, në këtë mënyrë, se ne jemi këtu për të vrarë të gjithë ata që nuk përshtaten me politikën aktuale që ishte në atë kohë. D.m.th, qytetarët atë ditë po manifestonin të drejtën e tyre për t’u shprehur lirshëm në hapësirën politike që i takon popullit dhe vetëm atij. Ndërsa, pushteti i gjendur në panik ishte aty që të plagos, të vrasë e arrestojë.
Dhe, kush ndiqej më vonë? Dihet, si rëndom në Kosovën tonë zakonisht akuzohet viktima e jo ai që kryen krimin. Pra, Albin Kurti për një vit më radhë ishte mbajtur herë në burg e herë në arrest shtepiak nga ana e UNMIK-ut, për të përfunduar me një dënim 9 mujor në një seancë maratonike gjyqësore në qershorin e vitit të kaluar, dhe sërish nga një mision neokolonial siç është EULEX-i. Kjo pra tregon nevojën e madhe që ka vendi për ndryshime thelbësore në të gjitha sferat e jetës.
Data 10 shkurt është datë që gjithsesi meriton të kujtohet dhe të mbahet në mend si datë kur populli i Kosovës u ngrit kundër negociatave e kundër paketave që na vinin përkundër vullnetit tonë. Sot, pas katër vitesh jo vetëm që nuk është dënuar askush nga vrasësit apo urdhërdhënësit e atij krimi, por gjendemi në një situatë ku gjërat ka indikacione të mund të përsëriten për disa arsye, sepse edhe sot pas katër vitesh nuk ka ende drejtësi për krimin e 10 shkurtit. Përkundrazi UNMIK-u është munduar disa herë që ta mbyll rastin, duke tentuar që ta blinte me para gjakun e derdhur!
Sepse edhe sot kemi politikanë të shitur e të korruptuar që tashmë e kanë bërë të qartë edhe vetë se janë të gatshëm të ulen sërish në bisedime të reja më armikun tone, Serbinë. Sepse populli vazhdon të mos pytet kur bëhet fjalë për lirinë e tij. Sepse edhe sot e kësaj dite burgjet e Kosovës janë të mbushur më ish luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët padrejtësisht mbahen aty pa asnjë fakt. Sepse mirëqenia e qytetarit është edhe më keq se katër vite më parë. Sepse edhe sot politikanët pa fije turpi e rrejnë popullin për ngritje pagash. Sepse në bisedimet e reja me Serbinë, do të flitet për tema të vjetra, ku Serbia kërkon si gjithnjë territore sa më shumë, e në anën tjetër politikanët e shantazhuar janë të gatshëm edhe të pranojnë diçka të tillë, meqë jemi mësuar t’i shohim duke bërë në vazhdimësi koncesione në dëm të vendit tonë.
Tashmë rasti i 10 shkurtit do të mbrohet seriozisht edhe brenda Parlamentit të Kosovës, meqë me besimin e qytetarëve Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i ketë 14 deputetë në Kuvendin e ri. Prandaj, ne, duke kujtuar ngjarjen e 10 shkurtit 2007, duhet të bëhemi më të fortë, më të vendosur dhe më të organizuar, duke obliguar veten që te ecim tutje në rrugën tonë drejt lirisë së plotë kombëtare, për të cilën ranë shumë dëshmorë përgjatë shekullit të kaluar e deri të dëshmorët më të rinj, Arben Xheladini e Mon Balaj, të cilët ranë në mes të Prishtinës dhe në pikë të ditës, në kohën kur më së shumti flitet e shkruhet për demokraci dhe për liri të shprehjes së pakënaqësisë nëpërmjet demonstratave paqësore.
Duke e pasur parasysh situatën e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë, por edhe për sfidat që do t’i ketë vendi në të ardhmen, neve popullit na duhet të organizohemi dhe të jemi ne ata që mund t’i shtyjmë proceset përpara, dhe të shkojmë atje për ku edhe jemi nisur këtu e një shekull më parë.
Këtë shkrim po e përfundoj duke cituar Albin Kurtin, i cili në fund të fjalimit të tij në akademinë përkujtimore kushtuar Monit e Arbeni tha: “Historia na e ka dëshmuar që vetëvendosja paguhet me jetë, por edhe se e vetmja jetë që ia vlen është ajo me vetëvendosjen. Rruga jonë është e vështirë, sepse është rrugë përpjetë, por edhe rruga jonë është e qartë sepse është rrugë e drejtë. Mirupafshim në tubimet e ardhshme e në demonstrata të reja”.
Lavdi Monit e Arbenit!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin