LAJMI I FUNDIT:

Në moshën 95 vjeçare doli në pension

Në moshën 95 vjeçare doli në pension

Pas plot 62 vitesh me përvojë pune, Chester Reed vendosi se kishte ardhur koha të shkonte në pension si dhe vitet e fundit të jetës së tij ta kalojë me djalin e tij 59 vjeçar.

Postieri më i vjetër amerikan Chester Reed më në fund iu mbush mendja të shkojë në pension në moshën 95-vjeçare. Reed ktheu ID-në e tij dhe çelësat e shërbimit postar amerikan në Redlands në Kaliforni. Në postë ka punuar 37 vjet dhe kurrë nuk ka qenë në pushim mjekësor.

Reed, para postës, 25 vjet ka punuar në forcat ajrore. Ai tha se ka ndërmend të jetojë 100 vjet dhe pjesën tjetër të jetës do ta kalojë duke udhëtuar nëpër botë me djalin e tij 59-vjeçar. /Telegrafi/