LAJMI I FUNDIT:

Në Meksikë edhe Krishti luan futboll

Në Meksikë edhe Krishti luan futboll

Sa larg mund të shkojë çmenduria e futbollit dëshmon edhe kjo fotografi e bërë në kishën e Shën Gabrielit në qytetin Ciudad të Meksikës.

Në prag të fillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut, i cili mbahet prej 11 qershorit deri më 11 korrik, statuja e Jezu Krishtit si fëmijë është veshur me dresin e kombëtares së reprezentacionit meksikan, ndërsa besimtarët gjunjëzohen dhe luten para tij.

Veshja e statujës së Krishtit si fëmijë në Meksikë është traditë kështu që shpesh mund të shihet në kombinime të ndryshme – prej kostumeve tradicionale meksikane deri tek ndërresat e futbollistëve të ndryshëm.

Meksika në Kampionatin Botëror luan në Grupin A së bashku me Francën, Afrikën e Jugut dhe Uruguain. /Telegrafi/