LAJMI I FUNDIT:

Në Kherson u hoq flamuri i Rusisë dhe disa pika kontrolli ruse u braktisën, a po përgatiten forcat ruse të tërhiqen nga ky qytet?

Në Kherson u hoq flamuri i Rusisë dhe disa pika kontrolli ruse u braktisën, a po përgatiten forcat ruse të tërhiqen nga ky qytet?

Pasditen e 3 nëntorit, nënkryetari i parë i këshillit rajonal lokal, Yuriy Soboleveksyi tha se flamuri rus është hequr nga ndërtesa e administratës rajonale Kherson, derisa kjo gjë është raportuar me të madhe nga llogari të ndryshme në rrjetin social, Twitter.

Përveç kësaj, thuhet se disa pika kontrolli ruse rreth qytetit Kherson ishin braktisur, transmeton Telegrafi.


Prej gati një muaji, forcat ruse kanë evakuuar banorët vendas nga bregu i djathtë i rajonit Kherson në bregun e majtë. Autoritetet ukrainase e kanë cilësuar si deportim të banorëve.

Ndërkaq, sipas parashikimit të kreut të departamentit kryesor të inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Kyryl Budanov, çlirimi i Khersonit nga trupat ukrainase mund të përfundojë deri në fund të muajit nëntor.

Heqja e flamurit u konfirmua nga një banor vendas për BBC.

Për më tepër, sipas bashkëbiseduesit, rusët çmontuan postblloqet e tyre.

“Blloqet e rrugëve u hoqën në qytet, si dhe në hyrje nga Mykolayiv në Chornobayivka dhe Stepanivka, si dhe direkt në hyrje të qytetit. Pushtuesit nxorën gjithashtu të gjithë flotën operative”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

Amerika
Kalo në kategori