LAJMI I FUNDIT:

“Ne jemi gati”: Qindra trupa amerikane mbërrijnë në Japoni, presin lëshimin e raketave nga Koreja e Veriut (Foto)

“Ne jemi gati”: Qindra trupa amerikane mbërrijnë në Japoni, presin lëshimin e raketave nga Koreja e Veriut (Foto)

Rreth 600 trupa amerikane dhe aeroplanë kanë mbërritur në Japoni mes frikës se Koreja e Veriut mund të rrezikojë luftën duke hedhur një raketë tjetër balistike nesër.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, trupat amerikane janë nisur drejt Japonisë për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake vjetore, të koduara me emrin “Orient Shield”.

Helikopterët UH-60 Black Hawk janë në Japoni për stërvitjet vjetore

Anëtarët e Brigadës së parë Stryker nga Fort Wainwright, Alaska, do të stërviten së bashku me trupat japoneze gjatë ushtrimit dyjavor.


Në stërvitje do të marrin pjesë helikopterë AH-64 Apache dhe UH-60 nga Brigada e Aviacionit Luftarak.

H-BOMB: Një foto e Kim Jong-un duke inspektuar atë që duhet të jetë një bombë nukleare

Trupat amerikane do të stërviten së bashku me ushtarët japonezë nga regjimenti i 34-të i këmbësorisë në zonën e manovrimit të East Fuji.

Trupat thuhet se janë vendosur në veri të vendit.

Kapiteni Adam Bowen, një zëdhënës i Brigadës së parë Stryker, tha se ekipi i tij është gati të merret me çdo provokim nga Koreja e Veriut.

Ai tha: “Ne jemi duke u fokusuar vetëm në misionin tonë dhe për të siguruar se ne jemi gati për çdo gjë “. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori