LAJMI I FUNDIT:

Në Hedingen të Zvicrës, një burrë i vrarë dhe dy gra të plagosura

Në Hedingen të Zvicrës, një burrë i vrarë dhe dy gra të plagosura

Të premtën në mbrëmje në Hedingen të Kantonit të Cyrihut është vrarë me armë zjarri një burrë dhe janë plagosur rëndë dy gra.

Siç njofton Policia Kantonale, në mbrëmjen e të premtes në një ndërtesë banimi para një banese është gjetur fillimisht një grua e plagosur rëndë, transmeton albinfo.ch. Ajo është transportuar me helikopter për në spital.

Pas një aksioni të gjatë policor, në përpjekje për të biseduar me dikë që mund të ishte prapa dyerve të mbyllura të banesës,  forcat speciale kanë depërtuar në banesën në fjalë. Aty është gjetur edhe një grua tjetër e plagosur rëndë, e cila po ashtu është dërguar në spital. Dhe në fund, në po atë banesë është gjetur një burrë i vrarë nga arma e zjarrit. Me këtë rast është konfiskuar një armë zjarri me të cilën dyshohet se personi i gjetur i vrarë, mund të ketë plagosur më parë dy gratë në fjalë.


Policia nuk e përjashton mundësinë që në këtë krim të kenë qenë të involvuar edhe persona të tjerë.

Deri më tash motivet janë të panjohura për policinë. Ajo nuk ka bërë as identifikimin e viktimave. Hetimet janë duke u zhvilluar.

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Kalo në kategori