LAJMI I FUNDIT:

Në bjeshkë të Deçanit policia gjen katër sera, ku ishin mbjell bimë narkotike

Në bjeshkë të Deçanit policia gjen katër sera, ku ishin mbjell bimë narkotike

Policia e Kosovë gjatë një operacioni, në bjeshkën e Roshkodollit të Deçanit ka gjetur katër sera në të cilat ishin mbjellë bimë të narkotike të llojit marihuanë, por që dyshohet se janë djegur.

Në njoftim thuhet se, Policia e Kosovës në vazhdën e angazhimeve të shtuara, gjatë implementimit të një plani operativ përmes pajisjeve teknologjike, në bjeshkën e Roshkodolit – Komuna e Deçanit në një zonë të thellë malore, kanë lokalizuar një vend ku dyshohej se po kultivoheshin bimë narkotike.

“Me datë 29.07.2024 njësitet e specializuara kufitare së bashku edhe me njësinë e antidrogës, kanë shkuar në lokacionin e dyshuar, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 sera, në të cilat kishin qenë të mbjellura bimë të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, të cilat dyshohet se ishin djegur nga persona të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.


Policia thotë se në bazë të shikimit të vendit të ngjarjes dyshohet se kanë qenë të mbjellura rreth 300 bimë narkotike të madhësisë nga/deri në 1-2m gjatësi.

“Lidhur me rastin njësitë përkatëse në vendin e ngjarjes kanë marrë provat materiale , mostra të bimëve narkotike,  një rmë AK – 47 me 32 copë fishekë dhe një fishek i kalibrit për armë të gjuetisë etj”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Provat materiale të bimëve narkotike që kanë mbetur të pa djegura, pas konsultimit me prokurorin përkatës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes, ndërsa pas konsultimit me prokurorin kompetent është hapur rasti për veprat “Kultivim i bimëve narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armëve dhe municioneve”.

Në lidhje me rastin meqenëse zona ndodhet afër kufirit, është komunikuar edhe Policia Kufitare e Republikës se Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi, të cilat kanë aktivizuar njësitet e tyre në zonat përkatëse të shteteve të tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori