LAJMI I FUNDIT:

Në banesë me 1.500 papagaj

Në banesë me 1.500 papagaj

Një pensionist gjerman nga Berlini është akuzuar për shkelje të ligjit mbi mbrojtjen e kafshëve pasi që është zbuluar se në banesën e tij dydhomëshe ka mbajtur afro 1.500 zogj, kanë njoftuar veterinarët.

"Nuk ka pasur kafaze por zogjtë kanë fluturuar lirisht rreth e rrotull. Mobilet dhe e tërë banesa kanë qenë përplot me pupla, jashtëqitje dhe ushqim", ka thënë zëdhënësja e shërbimit veterinar të Berlinit, Margit Platzer.

Veterinarët, të cilat janë përgjigjur në thirrjen e fqinjit i cili ishte ankuar për zhurmë dhe kundërmim, janë munduar bukur mirë derisa të gjithë zogjtë i kanë kapur dhe dërguar në vendstrehimin për kafshë.

Pensionisti tani po përballet me padinë për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e kafshëve pasi që shumë papagaj ishin përplot me parazitë.