Ndryshime ligjore për monopolin e Postës në shërbimet postare të rezervuara deri në fund të vitit 2023

Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ketë të drejtë ekskluzive për të siguruar shërbime postare të rezervuara deri më 31 dhjetor të vitit 2023, parashikon Projektligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbimet postare, që me procedurë të shkurtuar, sot mori mbështetje nga komisioni amë kuvendor.
Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji pa diskutim e ka përcjellë Projektligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend, pasi zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi ka raportuar se nuk janë paraqitur amendamente për ndryshimet e propozuara ligjore.
Me Propozimin shtohet nen i ri 41a, me të cilin operatorit kombëtar i jepet mundësi për të vazhduar ofrimin e shërbimit universal që ofron artikuj të korrespondencës së kategorisë standarde në peshën e parë.
Mundësia që operatori kombëtar të ketë të drejtën ekskluzive për të ofruar shërbime postare të rezervuara deri më 31 dhjetor 2023, parashikohet në nenin 4.
Tregu i shërbimeve postare u hap shkurt për konkurrencë të plotë më 1 janar të vitit të kaluar kur u hoq monopoli postar, por më 14 korrik të vitit 2021 u prezantua një amendament legjislativ i cili më pas rivendosi monopolin postar. Hapja e plotë e tregut u bë sërish më 1 janar të këtij viti, dhe me ndryshimet e propozuara në Ligjin për shërbimet postare, duhet të mundësohet sërish e drejta ekskluzive për operatorin kombëtar për shërbimet e rezervuara postare.
Pjesa e rezervuar për Postën e Maqedonisë së Veriut si ofrues i shërbimit universal ka të bëjë me dërgesat me korrespondencë (letra dhe kartolina) deri në 50 gram me të drejtë ekskluzive për çmimin. Shërbimin postar të rezervuar mund ta kryejnë edhe operatorët privatë të postës, por me një çmim që është të paktën dy herë e gjysmë më i lartë se ai i ofruar nga ofruesi i shërbimit universal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker