LAJMI I FUNDIT:

Ndrecaj, Beqës: Vishe uniformën për një luftë në Maqedoni. Beqa: Ia nisim në Mitrovicë së pari

Ndrecaj, Beqës: Vishe uniformën për një luftë në Maqedoni. Beqa: Ia nisim në Mitrovicë së pari

Gazetari maqedonas, Zoran Bozhinovski, publikoi sot ekskluzivisht në portalin e tij disa biseda të Mirsad Ndrecajt dhe Beg Rizajt me personazhe publike në Maqedoni.

LEXO PO ASHTU: Zbulohet lidhja mes funksionarit të BDI-së dhe grupit të Kumanovës? (Foto)

Mes korrespondencave që u publikuan, është edhe ajo ndërmjet Mirsad Ndrecajt dhe kryetarit të Degës së BDI-së në Çair, Bekir Asani, transmeton "Zhurnal".


Në komunikimin me SMS mes dy bashkëluftëtarëve, Ndrecaj fton Asanin “t’u bashkëngjitet atyre për të nisur një luftë në Maqedoni”.

Ndrecaj i thotë Asanit “vish uniformën dhe le t’ia nisim luftës”, por Asani “sugjeron” që lufta të fillojë së pari në Mitrovicë dhe më pas në trevat e tjera".

Në bisedën e shkruar, nuk thuhet asgjë konkrete për zhvillimet që do të pasonin më vonë.

Gazetari maqedonas citon edhe disa biseda shokësh mes Ndrecajt dhe Rizajt, nga të cilat mësohet se që të dy kanë qenë në një krizë financiare, aq sa Ndrecaj thotë se “nuk ka të holla për të shlyer detyrimet për energjinë elektrike”.

Si pasojë, Ndrecaj dhe Rizaj vendosin të kërkojnë borxhin nga Bekir Asani, ndaj i kërkojnë atij të marrë familjen dhe të vijë në Gjakovë ose në Prishtinë për një takim, ku do t’i diskutonin çështjen e parave.

Bisedat nuk saktësojnë çfarë borxhi është ky që i detyrohet Asani atyre, por “Zhurnal” mëson se është detyrimi i pashlyer i BDI-së për angazhimin e tyre si truproja gjatë fushatës së zgjedhjeve në vitin 2008.

Ndrecaj dhe Rizaj ishin angazhuar si truproja të BDI-së në kohën kur vepronte grupi i Agim Krasniqit.

Atëherë ishte vlerësuar se veprimtaria e Agim Krasniqit – ndërkohë që PDSH ishte në pushtet – përbënte rrezik për opozitën.

Por, paratë që BDI u detyrohej dy luftëtarëve të Dukagjinit nuk u ishin dhënë të gjitha, ndaj ata në fillim të këtij vitit vendosin t’ia kërkojnë Bekir Asanit.

Mes bisedave, është edhe një tjetër ndërmjet Ndrecajt dhe Xhezair Shaqirit – Hoxha, por ndryshe nga ajo me Bekir Asanin, kjo është me tone jomiqësore.

Ndrecaj akuzon Hoxhën se “po gënjen njerëzit duke u dhënë fjalën për një luftë”. Ai i thotë Hoxhës se nuk ka luftuar kurrë dhe se ka ngelur në Tanushë, duke pritur ta ndihmojnë pushtetarët shqiptarë të Shkupit. /zhuranal/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori