LAJMI I FUNDIT:

Ndihma ushtarake e SHBA-së për Ukrainën – këto janë pesë armët kryesore të përfshira në paketën e re

Ndihma ushtarake e SHBA-së për Ukrainën – këto janë pesë armët kryesore të përfshira në paketën e re

Paketa e ndihmës ushtarake prej 1.85 miliard dollarësh e kësaj jave për Ukrainën e sjell ndihmën totale të mbrojtjes amerikane për kombin e prekur nga lufta në më shumë se 21 miliardë dollarë që kur Rusia nisi sulmin e saj më 24 shkurt.

“Populli amerikan është me ju në çdo hap të rrugëtimit”, i tha presidenti Joe Biden presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën. “Dhe ne do të qëndrojmë me ju për aq kohë sa të duhet”, shtoi ai, përcjell Telegrafi.

Por Zelensky vuri në dukje se Kievit ende i duhet më shumë për të dalë fitimtar nga konflikti.


“Paratë tuaja nuk janë bamirësi”, u tha ai ligjvënësve në fjalimin e tij në Kongres. “Është një investim në sigurinë globale dhe demokracinë që ne e trajtojmë në mënyrën më të përgjegjshme. Ju mund ta përshpejtoni fitoren tonë. Unë e di këtë”.

Mbështetja e SHBA-së “është thelbësore, jo vetëm për të qëndruar në një luftë të tillë, por për të arritur në pikën e kthesës për të fituar në fushën e betejës”, shtoi Zelensky. “Ne kemi artileri, po. E kemi. A mjafton? Sinqerisht, jo me të vërtetë”.

Por për çfarë ndihme bëhet fjalë?

Ndër ndihmat, pritet të jetë edhe sistemi i raketave tokë-ajër Patriot që deri më tani është “artikulli i vetëm më i shtrenjtë” i ofruar Ukrainës që nga fillimi i luftës dhe një nga më të avancuarit.

Kjo “do të forcojë ndjeshëm mbrojtjen tonë ajrore”, tha Zelensky.

Paketa e re gjithashtu do të përfshijë një numër të pazbuluar të “municioneve ajrore precize”, të cilat Pentagoni më vonë sqaroi se nënkupton Municionet e Përbashkëta të Sulmit Direkt.

Këto janë të tilla që do të instalohen në bomba të ashtuquajtura “memece” ose të “padrejtuara”, duke i kthyer ato në armë precize të drejtuara nga GPS.

Veç këtyre, sistemi i raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë M142 (HIMARS) i cili ndryshoi “formën e luftës” kur u prezantua për herë të parë këtë verë, duke lejuar forcat ukrainase të godasin pozicionet ruse me saktësi të lartë dhe fuqi të madhe deri në rreth 90 kilometra.

Dhe paketa e kësaj jave do të përfshijë një sasi të pazbuluar municioni shtesë për 20 HIMARS-ët e Ukrainës.

Paketa e fundit përfshin gjithashtu 500 predha artilerie 155 mm të drejtuara me saktësi, një referencë për predhën Excalibur për të cilën një komandant ukrainas i tha kohët e fundit Newsweek “ka treguar veten të jetë shumë efektive, duke shkatërruar automjete nga një distancë dhe duke i shkaktuar humbje të rënda armikut”.

Ukraina do të ndihmohet nga 37 automjete shtesë “të mbrojtura nga pritat e minave” – Cougar (MRAP) – të përfshira në paketën e ndihmës së kësaj jave.

Gjithashtu, 120 automjete të tjera “të lëvizshmërisë së lartë” (HMMWV; të njohur si Humvees) pritet të dërgohen në Ukrainë nga stoqet e SHBA-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Kalo në kategori