Vetëm për tetë muajt e këtij viti borxhet e bizneseve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) kapin shifrën e mbi 22 milionë eurove, ndërkaq interesi që bizneset duhet ta paguajnë prej 0.7 % në muaj apo 8.4 % në vit, pas skadimit të afatit të përmbushjes së detyrimeve tatimore, është konsideruar i lartë nga njohës të çështjeve ekonomike.
Sipas tyre, ngarkesat dhe ndëshkimet tatimore ndaj bizneseve të Kosovës janë më të lartat në Ballkan dhe ato ua vështirëson përballjen me bizneset konkurruese nga vendet e rajonit.
Zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Valentina Bytyqi-Sefa, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re”,se në këtë institucion për faljen e borxheve kanë aplikuar vetëm 7 018 biznese.
Ndërkaq sa iu përket borxheve totale të bizneseve gjatë periudhës janar-gusht 2016, ajo ka thënë se ato arrijnë në mbi 22 milionë euro. “Borxhi i ri deri më tani sa i përket këtij viti është 22 639 938.43 euro, kurse borxhi total deri në fund të vitit 2015 ishte 463 795 298.85 euro”, ka deklaruar Bytyqi Sefa. Ndërkaq sa i përket interesit ndëshkues për mospagim të tatimit me kohë, ajo ka thënë se karshi viteve të shkuara, norma e interesit ndëshkues ka shënuar rënie. “Për mospagesën e tatimit në kohë reale, përveç ndëshkimeve administrative të parapara me legjislacionin tatimor, aplikohet edhe interesi i përcaktuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Interesi aplikohet nga data e skadimit të afatit të përmbushjes së detyrimit tatimor dhe zgjat deri në kryerjen e tërësishme të obligimit tatimor. Deri më 31.12.2014 interesi ishte 1.25 % në muaj apo 15 % në vit. Gjatë vitit 2015 interesi ishte 0.91 % në muaj apo 10.92 % në vit, kurse nga data 1.1.2016 e tutje interesi është 0.7 % në muaj apo 8.4 % në vit”, ka deklaruar ajo. /Epoka e Re /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan "këlysh të shefit" dhe "adoleshent"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos