Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga Coronavirusi në Shqipëri, kurse numri i të infektuarëve ka arritur në 123.
Një qytetar 49-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin infektiv. Kurse, deri më tani 10 përsona janë shëruar pas testeve konfirmuese.
“Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 74 testime. Deri në këto momente janë testuar 930 persona, prej tyre 123 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, 49 vjeç nga Tirana. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49-vjeçari nuk arriti të mbijetojë. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit. Ju informojmë se, deri në këto momente kanë humbur jetën pesë persona të prekur nga COVID-19”, ka njoftuar Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.
Tomini njofton se, deri më tani 10 përsona janë shëruar pas testeve konfirmuese.
“Por lajm i mirë është se 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë. Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit”, thotë ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sulmi me armë zjarri drejt makinës në Kamëz, arrestohet shoferi 17-vjeçar i automjetit të autorëve

Ngritje profesionale, edukim për të ardhmen e sigurt – FSK bashkëpunon me forcat turke

Kovaçev: Maqedonia e Veriut nuk ka mosmarrëveshje bilaterale me Bullgarinë, por ka detyrime

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri