LAJMI I FUNDIT:

Ndërroi jetë veprimtari Muhamed Shukriu

Ndërroi jetë veprimtari Muhamed Shukriu

Të dielën, në moshën 83- vjeçare ndërroi jetë veprimtari i shquar i çështjes kombëtare dhe trashëgimisë kulturore e historike të Kosovës, Muhamed Shukriu.

Shukriu ishte drejtor në themelim dhe pastaj drejtor i parë i dy institucioneve të rëndësishme për shkencën dhe kulturën e Kosovës, atij të Entit për Mbrojtjen e Përmendoreve Kulturore të Prizrenit, prej nga u pensionua dhunshëm.

Muhamed Shukriu ishte ideator dhe realizues i Kompleksit të “Lidhjes shqiptare të Prizrenit”, është meritor për gjetjen e varrit të Abdyl Frashërit në Turqi, zbulimin e varrit të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtareve të tij në Podgoricë, si dhe transferimin e eshtrave të tyre në Kosovë. /Telegrafi/