LAJMI I FUNDIT:

Ndërroi jetë ish-deputetja e OBRM-PDUKM-së, Blagorodna Duliq

Ndërroi jetë ish-deputetja e OBRM-PDUKM-së, Blagorodna Duliq

Sot ka ndërruar jetë ish-deputetja e OBRM-PDUKM-së Blagorodna Duliq. Ajo ishte deputete për tri mandate me radhë nga viti 2006 deri në vitin 2014.

Më parë ka punuar si gjyqtare në Gjykatën Ekonomike të Shkupit, gjyqtare e Gjykatës Ekonomike të Maqedonisë, gjyqtare e Gjykatës së Lartë të Maqedonisë, si dhe anëtare e Këshillit Gjyqësor Republikan.

Varrimi do të bëhet nesër duke filluar nga ora 12:30, tek varrezat në Komunën e Butelit.


Duliq ka lindur më 18.04.1941 në Koçani, kurse me profesion ishte juriste./Telegrafi/