Mbi 300 ndërmarrës dhe profesionistë të biznesit nga e gjithë bota do të mblidhen më 14 prill në “Tek Parkun e Sofjes” në Bullgari për Konferencën Globale të CEED-it. CEED Global feston përvjetorin e 10-të këtë vit dhe ka përzgjedhur CEED Bullgarinë si mikpritës, pasi ishte qendra e parë e themeluar në vitin 2005. Tema për këtë vit është “A jeni gati për dekadën e ardhshme.” Teknologjia dhe një botë gjithnjë më e globalizuar po ndryshojnë mënyrën se si të gjitha industritë bëjnë biznes. Konferenca do të paraqes udhëheqës nga e gjithë bota të cilët do të parashikojnë trendet dhe largojnë mitet për të ardhmen e ndërmarrësisë dhe biznesit në tërësi. Sigurisht, një numër i madhe i pjesëmarrësve në konferencë do të jenë edhe ndërmarrës të shquar nga Kosova që janë pjesë e rrjetit të CEED Kosova.
Në mesin e folësve kryesorë të ngjarjes janë Eric Schurenberg, kryeredaktor në INC Magazine si dhe Jim Stikeleather, udhëheqës Global i Inovacionit për DELL. Folës të tjerë në këtë ngjarje janë investitorë dhe ndërmarrës të shquar si Galahad Clark (Vivobarefoot), Maria Anselmi (Bisnode), Linus Bile (Eicorn Enterprise Ignition), Ralph Catto (Guiding Capital), Jaka Levstek (D.Labs), dhe emra të njohur nga ekosistemi i ndërmarrësisë Bullgare – Ivaylo Simov, Elvin Guri, Lyuben Belov, Pavel Ezekiev, and Stefan Ganchev.
Qëllimi i takimit global të CEED-it është që anëtarët të shkëmbejnë përvojat, të takojnë partnerë dhe investitorë potencial, si dhe për të eksploruar tregje të reja. “Anëtarët tanë dhe të ftuarit mund të takohen ballë për ballë për të folur rreth mundësive të reja dhe perspektivave të biznesit. Ne kemi ftuar disa nga ekspertët më të mirë në fushën e inovacionit, teknologjisë dhe bizneseve fillestare, sepse ne duam të jemi të dobishëm për zhvillimin e ardhshëm të ndërmarrësisë dhe kulturës ndërmarrëse në rajon dhe në nivel global”, tha Nikolai Yarmov, bashkë-themelues dhe Drejtor në CEED Bullgari.
Për CEED Global:
Për 10 vite CEED-i ka punuar me ndërmarrës dhe pronar të bizneseve për të rritur rrjetin dhe njohuritë e tyre. Me mbi 17 shtete në mbarë boten, CEED ka sjellë së bashku individ me nivel të njejtë të menduarit, që janë në kërkim për të drejtuar biznesin dhe udhëheqjen e tyre në nivel tjetër.
Për më shumë informata rreth konferencës vizitoni www.ceedglobalconference.com , ndërsa tu bërë pjesë e rrjetit ndërkombëtar në CEED, kontaktoni qendrën tuaj lokale në CEED Kosova./Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Trump kërcënon me tarifa 200% për alkoolin evropian ndërsa lufta tregtare vazhdon të përshkallëzohet

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker