LAJMI I FUNDIT:

​Ndalohen dy persona të dyshuar për kontrabandë me migrantë

​Ndalohen dy persona të dyshuar për kontrabandë me migrantë

Policia e Kosovës ka ndaluar sot dy persona të dyshuar për kontrabandim me migrantë të huaj.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:15, në afërsi të fshatit Shkozë-Vermicë.

Patrullat e policisë kanë monitoruar dhe vëzhguar automjetin e tipit Audi, kur në një moment në automjet kanë filluar të hyjnë pesë persona, të cilët kanë ardhur nga pjesa malore afër autostradës.


Policia ka ndërmarrë veprime konkrete duke ndaluar dhe identifikuar të dyshuarit dhe personat tjerë, të cilët kanë rezultuar të jenë migrantë shtetas të huaj.

Është iniciuar rasti ndaj personave të dyshuar për kontrabandim me migrantë si dhe janë njoftuar të gjitha njësitet relevante, përfshirë njësinë për migrim dhe të huaj, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim dhe procedim të mëtutjeshëm të rastit dhe trajtim të personave të huaj sipas ligjeve në fuqi për të huajt.

Të gjitha veprimet policore janë kryer në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë kompetente.

Dy persona të dyshuar shtetas kosovarë janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të rastit, për procedura të mëtejme ligjore.

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori