Është mbajtur në SHBA ceremonia e ndarjes së urdhrit “Hero i Kosovës”, për tre vëllezërit Bytyqi, Yll, Mehmet dhe Agron Bytyqi, për trimëri dhe sakrificë për lirinë e Kosovës.
Në ceremoninë që u organizua në Konsullatën e Kosovës, në Nju Jork, para të pranishmëve të shumtë, prindërve të vëllezërve Bytyqi, familjarëve tjerë, ish-presidentes Atifete Jahjaga, ambasadores Vlora Çitaku, konsullit Teuta Sahatçiu, përfaqësues të Batalionit “Atlantiku” dhe personaliteteve të tjera shqiptaro-amerikane, kryeministri Haradinaj, tha se ky moment është dëshmi se ajo që bëjmë për atdheun çdo herë jeton dhe kurrë nuk është vonë për ta respektuar dhe nderuar.
“Do ta kthejmë në traditë dhe do ta ngrisim në kult respektin për vlerat e lirisë, për familjet që kanë bërë për liri dhe jam i bindur se do t’ju përulemi përjetësisht ndër breza për kontributin tuaj, e që vjen me shumë dhimbje për vëllezërit tuaj që ranë për liri. Lavdi e përjetshme”, tha kryeministri Haradinaj.
Më tej kryeministri tha se është padrejtësi që Ylli, Agroni e Mehmeti nuk janë me ne, por një drejtësi ka ndodhë, është liria e Kosovës.
“Tani liria e Kosovës është e drejta e Zotit, e drejta e luftës, dhe besoj se edhe drejtësia për vëllezërit Bytyqi duhet të vendoset. Më vjen mirë që familja nuk dorëzohet nga padrejtësia që i ka ndodhë, por po ashtu që kanë rreth vetës miq dhe bashkëluftëtarë. Është fat që brezi i ardhshëm do të rriten në liri”, theksoi kryeministri Haradinaj.
Presidenti Hashim Thaçi, pas ndarjes së urdhrit “Hero i Kosovës” për dëshmorët Yll Bytyqi, Mehmet Bytyqi dhe Agron Bytyqi, për trimëri dhe sakrificë për lirinë e Kosovës, falënderoi SHBA-të dhe diasporën për kontributin e dhënë në lirinë dhe pavarësinë e vendit.
“Falënderojmë SHBA-të, diasporën tonë edhe ata në Evropë, që nuk kursyet asgjë për liri dhe pavarësinë e Kosovës. Erdhët dhe luftuat për çlirimin e Kosovës. Batalioni “Atlantiku” e ka një rol të jashtëzakonshëm historik edhe për forcimin e bashkëpunimit mes ShBA-ve dhe Kosovës në atë kohë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kështu që të gjithë në një formë apo tjetër kemi qenë luftëtarë edhe ata që kemi qenë në istikame edhe ata që kanë ndihmuar lirinë e pavarësinë e Kosovës kudo”, ka thënë presidenti Thaçi.
Babai i tre vëllezërve Bytyqi, falënderoi përfaqësuesit institucional, duke thënë se kjo ka qenë një ëndërr e tij, duke thënë se ju sot i respektoni vëllezërit tuaj, ushtarët tuaj, djemtë tuaj dhe gjithë ata që ranë në rrugën e lirisë.
“Sot jam shumë i kënaqur që jemi bashkë dhe liria u fitua”, tha babai i vëllezërve Bytyqi, duke thënë se shqiptarët shquhen për krenarinë e tyre, dhe shtoi se edhe nga shteti në të cilin jetojnë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë mësuar shumë se si arrihet liria, duke çmuar kontributin e saj për lirinë e shqiptarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Kapet me 10 kg kokainë i riu shqiptar në Itali

Disa nxënës në Tetovë bojkotojnë mësimin, kërkojnë të shkurtohen orët mësimore gjatë Ramazanit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës