Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin për fondin 1 milion dollarë për t’u ardhur në ndihmë të gjithë familjeve të prekura nga lëkundjet e tërmetit një ditë më parë.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit bashkiak, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se 20% e fondit (200 milionë lekë) do të shkojë në formë solidariteti për qytetin e Durrësit, i cili po ashtu u prek nga tërmeti.
Bashkia e Tiranës miratoi me urgjencë edhe dy vendime të rëndësishme që u vijnë në ndihmë njerëzve në vështirësi ekonomike. Kështu, pagesat për muajin shtator për të gjithë njerëzit me aftësi të kufizuar dhe ata që marrin pagesa nga fondi 6% për ndihmën ekonomike do ta marrin atë më parë.
“Nga nesër të mundësojmë lëvrimin e fondeve; jo vetëm kaq, por kemi futur në këtë projekt edhe pagesën për personat me aftësi të kufizuar, 1 deri më 30 shtator, dhe ndihmën ekonomike, sepse nuk ia vlen të presim fundin e muajit, le t’i kalojmë ndihmat më shpejt”, theksoi Veliaj.
Në shenjë solidarizimi, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës vendosën unanimisht që pagën e tyre të shtatorit ta dhurojnë për të prekurit nga tërmeti.
Kryebashkiaku Veliaj siguroi të gjitha familjet e prekura nga tërmeti se do të ndiqet një politikë lehtësuese për rindërtimin e banesave. Ai theksoi se pas verifikimeve, të gjithë ata që duan të ndërtojnë me të njëjtën kubaturë (sipërfaqe), do të kenë procedura të përshpejtuara.
“Problem imediat është strehimi për disa familje. Kemi 35 ndërtesa që janë jashtë funksionit. Kryesisht, janë ndërtesa në zonat rurale, të cilat i kemi shpallur të pabanuara; një pjesë të tyre po i transferojmë në qendra sociale. Po bëjmë gati edhe një konvikt, përfitojmë nga fakti që universiteti fillon pak më vonë dhe kemi një muaj kohë që mund të amortizojmë këto nevoja. Kemi 3 pallate që zv/kryeministri kishte inspektuar në Kombinat, prapë pallate të vjetra, ato që quheshin pallatet sovjetike, për të cilat do marrim një vendim nesër; nëse ekspertët e Institutit të Ndërtimit i shpallin të pabanueshme, atëherë edhe për këto do të hapim një konvikt. Ndërkohë, nëse disa kërkojnë ndërtim nga e para, atëherë do të kalojmë në një formulë më afatgjatë që janë banesat sociale që kemi në Shkozë dhe do të sigurojmë më pas edhe transportin”, tha Veliaj. /atsh
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës