LAJMI I FUNDIT:

Nazisti që jetoi për më shumë se pesë dekada në SHBA u dëbua për në Gjermani

Nazisti që jetoi për më shumë se pesë dekada në SHBA u dëbua për në Gjermani

Një ish-roje i kampit të përqendrimit, nazisti 95-vjeçar, i cili kishte jetuar në Shtetet e Bashkuara për më shumë se pesë dekada është deportuar në Gjermani.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Freidrich Karl Berger kishte qenë një roje i armatosur në sistemin e Kampit të Përqendrimit Neuengamme. Ai kishte jetuar në Tenesi pasi kishte ardhur në SHBA në vitin 1959, por një gjykatës i imigracionit urdhëroi largimin në muajin shkurt të 2020, njoftoi Agence France Presse, raporton newsweek.

Vendimi pasoi një hetim të përbashkët që përfshiu Seksionin për të Drejtat e Njeriut dhe Prokuroritë Speciale të Departamentit të Drejtësisë.


Të shtunën, Berger arriti në Frankfurt, ku do të merret në pyetje nga autoritetet lokale, tha zyra e prokurorit të Celle, sipas AFP.

Nuk është e qartë nëse do të përballet me procedime ligjore në Gjermani. Në dhjetor të 2020, prokurorët gjermanë hodhën akuzat kundër Berger, duke përmendur prova të pamjaftueshme.

Berger është një nga nazistët më të vjetër të mbetur për t’u kapur pas luftës së dytë botërore. Në vitin 2018, ish roja naziste Jakiw Palij, u dëbua nga SHBA pasi kaloi dekada në New York. Ai ka vdekur që atëherë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

Botë
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Evropa
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Kalo në kategori