Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, sot nga Samiti i NATO-s që mbahet në Bruksel, në mënyrë solemne ia ka dorëzuar ftesën për anëtarësim kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.
Stoltenberg në konferencë për shtyp tha se pas marrëveshjes për çështjen e emrit mes Shkupit dhe Athinës, vendet anëtare të NATO-s janë pajtuar që të fillojnë bisedimet me Maqedoninë.
“Marrëveshja për çështjen e emrit me Greqinë, ka bërë që të fillojmë bisedimet. Unë besoj se marrëveshja është në të mirë të vendit dhe rajonit. Kjo ka qenë kruciale, që ka hapur rrugën për integrimet euroatlantike. Pasi të përmbushen kushtet dhe NATO të ratifikojë ato, ju do të bëheni anëtare e plotë e NATO-s. Kjo është ditë e madhe për rajonin, shtetin tuaj dhe NATO-n. Ne duam t’ju shohim si shtet demokratik dhe kjo ditë është e rëndësishme për arritjen e qëllimeve. Urime ju Zoran Zaev dhe qytetarëve tuaj”, tha mes tjeras Stoltenberg.
Ndërsa kryeministri Zaev shtoi se Maqedonia do të jetë shembull për vendet e rajonit dhe Ballkanit Perëndimor dhe falënderoi gjithë politikanët që nga pavarësimi i Maqedonisë.
“Nder i madh të drejtohem nga selia e NATO-s, me rastin e ftesës që Maqedonia të bëhet anëtare e Aleancës. Kjo është vendim historik për vendin tonë dhe për rajonin. Kjo është mirënjohje për punën e gjithë politikanëve që nga pavarësia deri sot. Maqedonia deri tani ka marrë pjesë aktivisht në misionet e NATO-s. Në bazë të kësaj ne kemi përgatitur edhe strategjinë tonë për mbrojtje. Anëtarësimi jonë në NATO do të kontribuojë për stabilitetin e rajonit. Falënderoj kryeministrin Alexis Tsipras dhe Boyko Borisovin nga Bullgaria, të cilët ndajnë qëllimet e përbashkëta me ne. Si vendi i 30-të jemi të gatshëm të jemi shembull në rajon dhe në Ballkanin Perëndimor”, tha mes tjerash Zaev. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë