Liderët e NATO-s pritet që të arrijnë pajtueshmëri për një përforcim të madh të aleancës në krahun lindor, kur të takohen të mërkurën në Madrid.
Qëllimi i këtij vendimi është forcimi i aleancës, pas pushtimit rus në Ukrainë.
Ky vendim përbën “ndryshim themelor në parandalim dhe mbrojtje”, brenda aleancës, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në nisje të samitit treditor.
Ai ka thënë në disa komente paraprake se vendimet e këtij samiti do të bëjnë rishikimin më të thellë të politikave për mbrojtje prej Luftës së Ftohtë.
Lufta në Ukrainë ka krijuar një atmosferë të re brenda aleancës perëndimore, pas disa viteve të mospajtimeve të brendshme dhe rritjes së tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, në kohën sa Donald Trump ka qenë president i SHBA-së.
Presidenti francez Emmanuel Macron e ka përmendur më 2019 se NATO-ja po përballej me “vdekje të trurit”, teksa rriteshin dilemat për rrugën që po merrte aleanca.
Fundi kaotik i intervenimit 20-vjeçar të SHBA-së dhe NATO-s në Afganistan, ka ndikuar pak, derisa lufta në Ukrainë ka vënë theksin te qëllimi kyç i aleancës: mbrojtja kolektive.
Pushtimi rus në Ukrainë “e ka bërë edhe më të qartë” sa e rëndësishme është NATO-ja për të ardhmen, ka thënë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në nisje të takimit.
Përveç frymës së re, NATO-ja do të pranojë edhe anëtarë të rinj, pasi Suedia dhe Finlanda kanë vendosur të braktisin neutralitetin dhe të anëtarësohen në këtë aleancë, pas nisjes së pushtimit rus.
Turqia është pajtuar të martën që të heqë veton për anëtarësimin e të dyja këtyre shteteve në NATO, pas nënshkrimit të zotimeve nga Suedia dhe Finlanda për luftim të terrorizmit.
Ankaraja ka kundërshtuar anëtarësimin e këtyre dy shteteve për disa javë, duke i akuzuar për mbështetje të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe YPG-së, një milici kurde me bazë në Siri.
Ankaraja i konsideron të dyja këto organizata si terroriste.
Të mërkurën, aleanca trans-atlantike pritet të arrijë marrëveshje për të pozicionuar më shumë pajisje afër Rusisë, përfshirë armët e rënda, të rrisë numrin e trupave të NATO-s në Evropën Lindore dhe të rrisë numrin e forcave në gatishmëri të lartë nga 40,000 në 300,000.
Aleatët e NATO-s janë ende duke finalizuar përbërjen e trupave që do të angazhohen në Evropën Lindore, pasi disa vende anëtare dëshirojnë të shmangin bazat e përhershme për shkak të kostove të mëdha.
Baltiku, sidomos Estonia, kanë shtyrë NATO-n që të ndryshojë taktikat pas pushtimit rus në Ukrainë dhe që të sigurojë mbrojtje të plotë të territorit në Evropën Lindore.
Aleanca perëndimore me 30 vende anëtare, pritet të pajtohet edhe për një koncept strategjik që vë në pah misionet dhe detyrat e NATO-s.
Përditësimi i fundit i politikave është bërë më 2010.
Aty pritet që Rusia të kategorizohet si kërcënimi më i madh për NATO-n në 10 vjetët e ardhshëm, si dhe të përmendet Kina për herë të parë.
Vendet partnere të NATO-s në rajonin e Indo-Paqësorit – Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Koreja Jugore – janë duke marrë pjesë në samit, një shenjë se lufta në Ukrainë ka marrë gjithë vëmendjen e aleancës.
Vendet anëtare të NATO-s po planifikojnë që të tregojnë përkushtim se do t’i ndihmojnë Ukrainës në periudhë afatgjatë me pajisje, trajnim dhe modernizim të pajisjeve ushtarake të periudhës sovjetike. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBritanikja rrëfen tmerrin e përdhunimit në grup në Dubai

A mund të mbijetojë NATO pa SHBA-në?

"Nuk është fundi i botës nëse SHBA largohet nga NATO", deklaron ish-Sekretari britanik i Mbrojtjes

"Gaza nuk është në shitje", grupi pro-palestinez i lënë disa mesazhe Trumpit në resortin e tij të golfit

Trump konsideron tërheqjen e trupave nga Gjermania

"Me çfarëdo çmimi qoftë" - investime historike në Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja