LAJMI I FUNDIT:

NATO pas mbledhjes urgjente: Do ta mbështesim qeverinë afgane aq sa do të jetë e mundur

NATO pas mbledhjes urgjente: Do ta mbështesim qeverinë afgane aq sa do të jetë e mundur

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se organizata ishte thellësisht e shqetësuar për dhunën e rëndë që rezultoi nga sulmet e talebanëve, të tilla si sulmet ndaj civilëve dhe vrasjet e synuara, si dhe raportet e shkeljeve të tjera serioze të të drejtave të njeriut.

“Talebanët duhet të kuptojnë se bashkësia ndërkombëtare nuk do t’i njohë ata nëse e marrin vendin me forcë”, tha Stoltenberg, duke shtuar se NATO mbetet e prirur për të mbështetur një zgjidhje politike të konfliktit, raporton bbc.

Sekretari Britanik i Mbrojtjes: Tërheqja e amerikanëve nga Afganistani është një gabim i madh
Lexo po ashtu Sekretari Britanik i Mbrojtjes: Tërheqja e amerikanëve nga Afganistani është një gabim i madh

“Qëllimi ynë është të vazhdojmë të mbështesim qeverinë afgane dhe forcat e sigurisë sa më shumë që të jetë e mundur. Siguria e personelit tonë është parësore për ne. NATO do të mbetet diplomatikisht e pranishme në Kabul dhe do të vazhdojë të përshtatet me situatën nëse është e nevojshme”, tha ai pas konsultimeve.


“Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë zhvillimet në terren. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet afgane dhe me pjesën tjetër të bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai.

Talibanët forcuan sot kontrollin mbi Afganistanin dhe ambasadat perëndimore janë gati të dërgojnë trupa për të ndihmuar në evakuimin e personelit nga kryeqyteti afgan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Serbia
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Kalo në kategori