LAJMI I FUNDIT:

Sekretari Britanik i Mbrojtjes: Tërheqja e amerikanëve nga Afganistani është një gabim i madh

Sekretari Britanik i Mbrojtjes: Tërheqja e amerikanëve nga Afganistani është një gabim i madh

Sekretari Britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace komentoi vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga Afganistani dhe tha se Shtëpia e Bardhë bëri një gabim të madh me këtë veprim.

Në një deklaratë për Sky News, Ben Wallace tha se amerikanët i kishin dhënë vendimit të tërheqjes një nxitje të madhe për talebanët të cilët shfrytëzuan rastin dhe pushtuan pjesën më të madhe të vendit.


Gjithashtu, Wallace tha se për shkak të këtij vendimi, bashkësia ndërkombëtare ndoshta do të paguajë një çmim të lartë dhe se ka shanse të mëdha që al-Qaeda të kthejë bazat e saj në Afganistan, raporton theguardian.

“Në kohën e administratës Trump, e cila arriti një marrëveshje për tërheqjen, ndjeva se ishte një gabim i madh. Ne të gjithë do të kemi pasoja në bashkësinë ndërkombëtare për këtë. Unë isha mjaft i hapur për vendimin e SHBA. Strategjikisht, kjo do shkaktojnë shumë probleme, dhe për ne si bashkësi ndërkombëtare, është shumë e vështirë të shikosh gjithçka që po ndodh këto ditë në Afganistan”, tha Wallace.

Talebanët po avancojnë në Afganistan, takim urgjent i NATO-s
Lexo po ashtu Talebanët po avancojnë në Afganistan, takim urgjent i NATO-s

Wallace gjithashtu theksoi se Britania e Madhe po vendos 600 trupa shtesë në Afganistan, të cilët do të marrin pjesë në evakuimin e 3,000 banorëve afganë, i cili përfshin përkthyes dhe shtetas britanikë.

Në dy ditët e fundit, forcat talebane kanë kapur tre qytete kryesore në jug dhe perëndim të vendit, përkatësisht Kandahar, Lashkar Gah dhe Herat, duke krijuar kështu të gjitha parakushtet për kapjen e kryeqytetit Kabul, i cili do të konfirmojë kontrollin e plotë mbi Afganistanin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori