NATO mbështet plotësisht normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes procesit të dialogut, ka deklaruar sot në Beograd, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg.
Këto komente, ai i bëri pas takimit që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Me këtë rast, Stoltenberg tha se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është platforma e vetme për të gjetur zgjidhje që respekton të drejtat e gjitha palëve.
“Misioni ynë i KFOR-it mban një ambient të qetë dhe sigurt në Kosovë. Kjo nënkupton ofrimin e sigurisë për gjitha komunitetet, përfshirë serbët. NATO mbështet plotësisht procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është platforma e vetme për të gjetur zgjidhje që respekton të drejtat e gjitha komuniteteve. Dialogu është çelës i stabilitetit për rajonin”, tha Stoltenberg, raporton rel.
Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do të bëjë më të mirën për të vazhduar dialogun me Prishtinën dhe për të kultivuar marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet e rajonit.
“Ne do të bëjmë më të mirën për të vazhduar dialogun me Prishtinën. Ne do të bëjmë më të mirën për të vendosur raporte të mira me udhëheqjen e re të Bosnjë Hercegovinës, dhe nuk ka asnjë dyshim se duhet të kemi raporte më të mira me Kroacinë. Këto janë disa çështje në të cilat ne mund të kontribuojmë. Ne do të bëjmë më të mirën të mos shkaktojmë kokëçarja për fuqitë e mëdha, por së pari dhe me kryesore të mos shkaktojnë asnjë lloj kokëçarje për popullin tonë”, theksoi Vuçiq.
Vuçiq dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, morën pjesë në hapjen e ushtrimeve të përbashkëta për emergjenca civile në Mlladenovac, 50 kilometra në afërsi të Beogradit.
Ushtrimi me emrin “Serbia 2018” organizohet bashkërisht nga NATO, Qendra Evropiane për koordinimin e aktiviteteve në ofrimin e përgjigjeve ndaj emergjencave dhe Ministria e Brendshme e Serbisë.
Stoltenberg ka thënë se ushtrimi “Serbia 2018” nuk është ushtarak, por civil, si një mundësi për testimin e teknologjisë së re.
“Ushtrimi është në shërbim të NATO-s, Serbisë dhe rajonit. Ajo që mësojmë këtu na ndihmon të jemi më të përgatitur”, u shpreh Stoltenberg.
Në ushtrimin civil marrin pjesë 2.000 pjesëmarrës nga 38 vende.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin me Serbinë, megjithëse theksoi faktin se e kupton që NATO është çështje kundërthënëse në Serbi.
Në anën tjetër, presidenti serb Vuçiq potencoi se Serbia “duhet të bashkëpunojë me NATO-n pavarësish së kaluarës”.
“Shumë kush ka pyetur ‘çfarë ju duhet NATO?’. Serbia është neutrale në aspektin ushtarak, por ka dhe do të ketë bashkëpunim të mirë me NATO-n. Do të ketë raporte të mira, sikurse me Rusinë dhe vendet tjera”, potencoi presidenti serb, Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Konfiskohen armë në Ferizaj, 76 vjeçari lirohet nga policia

Parashutistët italianë të KFOR-it kryejnë stërvitje shpëtimi gjatë natës në Kosovë

Punësimet e shqiptarëve, ASH-Sela: Partitë shqiptare të largohen nga qeveria, kryeministri Mickoski rrëzoi Marrëveshjen e Ohrit

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë