Nga: Gönül Tol / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Kërkoni nga sekretari i përgjithshëm të NATO-s që të specifikojë se cili vendim i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan atë e shqetëson më shumë, dhe ai ndoshta do të përmendte blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore, S-400. Por, NATO ka një problem edhe më të madh kur bëhet fjalë për lidhjet Turqi-Rusi: Centrali Bërthamor Akuju.
Erdoganit i pëlqen ta quajë objektin – e ndërtuar nga Rosatom-i shtetëror i Rusisë, në brigjet e Mesdheut – si “centrali i parë bërthamor i Turqisë”. Në fakt, centrali i përket Rusisë. Sipas modelit standard të inxhinierisë, të prokurimit dhe të ndërtimit, furnizuesi e projekton dhe e ndërton reaktorin përpara se të dorëzojë çelësat. Akuju përdor modelin e paprecedentë për industrinë, ndërto-zotëro-opero [build-own-operate – BOO]. Rusia e ka hisen më të madhe të pronësisë, por mbulon edhe të gjitha rreziqet financiare, operacionale dhe të ndërtimit.
Paketa gjithëpërfshirëse e Moskës mbulon ndërtimin, operimin dhe trajnimin e personelit, trajtimin e karburantit bërthamor të shpenzuar dhe çmontimin përfundimtar – të gjitha këto detaje shumë tërheqëse për një vend të ri bërthamor si Turqia. Kontratat BOO janë të shtrenjta për Moskën, prandaj Rusia e ka zbatuar atë vetëm në Akuju dhe heziton ta përdor përsëri. Por, presidentit Vladimir Putin i ka shkuar mendja se përfitimet e zotërimit të infrastrukturës strategjike në një vend të NATO-s, i tejkalojnë rreziqet financiare. Ai ndoshta ka të drejtë.
Si dikush i lindur dhe rritur disa milje larg centralit, jam thellësisht i shqetësuar. Mungesa e transparencës rreth procesit, rreziqet mjedisore dhe aspekti i dobët i sigurisë së Rosatom-it, më shqetësojnë mua dhe miliona vendas. Vendet perëndimore mund t’i hedhin poshtë shqetësimet e tilla dhe madje të lavdërojnë Turqinë për tranzicionin e saj të gjelbër, por rasti Akuju është gjithashtu problem i NATO-s – një problem afatgjatë.
Projekti u Akujusë u përshëndet nga Erdoğani si plan i tij për të reduktuar varësinë energjetike të Turqisë – veçanërisht nga Rusia. Por, në vend që ta bëjë këtë, marrëveshja BOO e lidh Turqinë me Rusinë deri në shekullin e ardhshëm përmes ciklit të pritshëm të operimit 60-vjeçar dhe procesit pasues të çmontimit.
Partitë opozitare të Turqisë janë kundër projektit. Për ta mbrojtur atë, Erdoğani nënshkroi një marrëveshje ndërqeveritare me Putinin, duke e bërë të pamundur – në aspektin kushtetues – që ndonjë qeveri post-Erdoğan ta kundërshtojë atë. Kjo do të thotë se Rusia, e njohur për përdorimin e energjisë si armë gjeopolitike, për 100 vjet do të ketë kontroll të drejtpërdrejtë mbi infrastrukturën strategjike në një vend të NATO-s, pavarësisht se kush është në pushtet.
Dhe, kjo nuk është e gjitha. Centrali i Akujusë është afër Bazës Ajrore Inxhirlik – lokacionit të objektit më të madh të NATO-s për ruajtjen e armëve bërthamore të NATO-s dhe qendër për mbështetjen e misioneve të aleancës. Centrali është gjithashtu afër objektit të radarit të mbrojtjes së raketave balistike të NATO-s në Kurejxhik. Kontrata BOO e vendos personelin dhe asetet ruse pranë këtyre instalimeve të NATO-s. Turqia mund të ndërtojë një radar tjetër për të mbrojtur centralin. Analistët ushtarakë dhe zyrtarët e mbrojtjes kanë frikë se meqenëse Centrali Akuju i përket Rusisë, Moska mund të kërkojë të operojë me këtë radar dhe të sjell trupa për të ofruar siguri. Admirali në pension, Yankı Bağcıoğlu – i cili është nënkryetar i Partisë Popullore Republikane (CHP) në opozitë dhe ekspert për mbrojtjen kombëtare – më tha se Erdoğani nuk duhet të lejojë që kjo të ndodh.
Perëndimi e ka anashkaluar me të madhe përdorimin e energjisë bërthamore nga Rusia, për të krijuar lidhje afatgjata politike, ekonomike dhe ushtarake me vende të rëndësishme strategjike. Derisa Turqia u kritikua dhe u vu nën sanksione për blerjen e sistemeve S-400, vendet perëndimore kanë qenë të heshtura për Akujunë. Por, Turqia tani dëshiron të ndërtojë një reaktor të dytë bërthamor dhe Rusia është një hap para me ofertën. Për të privuar Moskën nga një aset gjeopolitik dhe për të zbutur shqetësimet e sigurisë dhe të mjedisit të vendasve, Perëndimi duhet të bëjë më shumë për t’iu kundërvënë kushteve të favorshme të Moskës. Fillim i mbarë do të ishte presioni i bankave perëndimore të zhvillimit për të zbatuar ngurrimin e tyre për financimin e projekteve të energjisë bërthamore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj