LAJMI I FUNDIT:

NASA zbuloi se ka dëshmi të jetës në Mars

NASA zbuloi se ka dëshmi të jetës në Mars

Shkencëtarët e NASA-s kanë zbuluar detaje të reja se jeta në planetin e Marsit megjithatë mund të ekzistojë. Misioni special në “planetin e kuq” zbuloi praninë e një lloj alge, në formë të jetës siç e njohin njerëzit.

Rezultatet e publikuara janë aq premtuese sa që shkencëtarët tashmë kanë planifikuar misione tjera për të zbuluar nëse ekziston jeta edhe jashtë planetit tonë.

Misionet e mëhershme kanë dëshmuar praninë e sulfateve në Mars, që është një tregues i qartë se në këtë planet ekziston uji, e bashkë me të edhe jeta e gjallë. Megjithatë, zyrtarët e NASA-s thonë se misioni i fundit shkoi edhe më larg në dëshminë e ekzistimit të jetës në Mars.

Hulumtuesi i Universitetit të Arizonës Jack Farmer tha se është optimist se në Mars ekziston jeta e gjallë ose ka ekzistuar më parë, shkruan “The Sun”.


Shkencëtarët e NASA-s ka kohë që po përpiqen të gjejnë gjurmë jete jashtë planetit të Tokës, ndërsa vitin e kaluar lansuan teleskopin Kepler në kërkim të planetëve të ngjashëm me Tokën.