LAJMI I FUNDIT:

Narcizoidët më të varurit nga Facebooku

Narcizoidët më të varurit nga Facebooku

Sipas një hulumtimi të kryer nga një institut psikologjik në Toronto të Kanadasë, mësohet se narcizoidët janë më të varurit nga Facebooku.

Të anketuarit së pari janë detyruar të plotësojnë testet për karakterin me të cilat vërtetohet nëse ata janë narcizoid, ndërsa më pas janë kontrolluar edhe profilet e tyre në Facebook.

Është vërtetuar se personat narcizoidë shumë më shpesh kontrollojnë profilin e tyre në Facebook në krahasim me personat që nuk e duan veten, ndërrojnë statusin e tyre, shtojnë fotografi të reja dhe plotësojnë informatat personale.

Po ashtu, narcizoidët dallohen edhe me publikimin e fotografive të shumta lakuriq në Facebook. /Telegrafi/